Mirė se vini nė www.Esat.Stavileci.com
Ndėr tė tjera, mund tė gjeni artikuj, intervista, letra tė hapura, mendime ndryshe dhe shkrime e kontribute tė tjera autoriale, tė shkruara nė kohėt kritike dhe dramatike pėr shqiptarėt. Ēastet e lira kaloni nė "Kopshtin e aforizmave". Edhe studentėt para tė cilėve ligjėroj, do tė gjejnė "ushqimin e vet". Sė shpejti do tė keni ēasje edhe nė video inēizimet e fjalės sime publike. Uroj qė tė ndaheni tė kėnaqur.
Faqja e parė
Sfidat e shtetbėrjės Print E-mail
Written by Esat Stavileci   
Wednesday, 24 February 2010

(Kumtesë e përgatitur për  tryezën me temën “Sfidat e shtetndërtimit të Kosovës dy vite pas pavarësimit”, organizuar nga Akademia Diplomatike Shqiptare dhe gazeta e përditshme “Tribuna Shqiptare”në Prishtinë më 11 shkurt 2010).

(1)Eshtë mirë që, krahas manifestimeve festive ku, si rregull, flitet me fjalë të përzgjedhura, mbahen edhe tribuna ku bëhet një vështrim i rrugës së kaluar dhe rekomandohen zgjidhje për të përballuar sfidat e shumta me të cilat ballafaqohet Kosova në dyvjetorin e pavarësimit të saj.
Proceset e thella dhe gjithnjë më të shumanshme të integrimeve në botë tregojnë për ndikimin e shumë faktorëve në format e shteteve të tashme dhe në politikën që udhëheqin ato.Këto procese sikur shtrojnë para shteteve të tashme nevojën që, edhe strukturën, edhe aktivitetet e   tyre, t’ua përshtatin marrëdhënieve të ndryshuara dhe në ndryshim e sipër. Disa nga pikëpamjet tradicionale mbi shtetin po dëshmohen tashmë gjithnjë e më shumë të deaktualizuara.Ky ndryshim pikëpamjesh mbi shtetin reflekton edhe në shtruarjen e temës së shtetbërjes në Kosovë, në dyvjetorin e pavarësisë së saj.Duhet të kemi parasysh se Kosova po kalon në,më së paku, tri transicione dhe për pasojë, ajo ballafaqohet me vështirësi dhe pengesa në procesin e shtetbërjes.Ajo vazhdon te jetë e kufizuar në disa dimensione të funksionimit si shtet.
Lexo mė shumė...
 
Kush ikėn nga vendi i krimit, bėn krim tė ri Print E-mail
Written by Esat Stavileci   
Wednesday, 10 February 2010

Me rastin e trevjetorit të protestës së Lëvizjes Vetëvendosje risjellim shkrimin e botuar me datë:

 

(26 Mars 2007)

Njëmbëdhjetë pjesëtarët e Njësitit Special rumun “nuk e pritën ardhjen e pranverës në Kosovë”.Ata,pikërisht me 21 mars, “ikën me dimrin”,pa përfunduar hetimet rreth vrasjes së dy protestuesve dhe plagosjes së mbi tetëdhjetë pjesëmarrësve  në demonstratën e “Vetëvendosjes” të 10 shkurtit,të mbajtur në Prishtinë.Reagimi i UNMIK-ut  qe “shumë i ashpër”:UNMIK-u “shprehi keqardhje”,ndërsa Qeveria e Kosovës “shprehu zhgënjimin e thellë me largimin e kontigjentit të policisë së Rumanisë”.

Lexo mė shumė...
 
Drejtėsia (ndėr)kombėtare nė peshojė Print E-mail
Written by Esat Stavileci   
Wednesday, 10 February 2010

Me rastin e trevjetorit të protestës së Lëvizjes Vetëvendosje risjellim shkrimin e botuar me datë:

(26 Shtator 2007)

Drejtësia  (ndër)kombëtare është vënë në peshojë.Në fakt, peshoja është shenja që identifikon drejtësinë.

Refuzimi i fjalës së Kurtit ka lëkundur matësit e peshorës, veçanërisht duke vënë në pyetje njërin nga parimet më të njohur të gjyqësisë, edhe pse ky parim njihet,sigurohet dhe mbrohet me shumë norma të së drejtës ndërkombëtare.

Nuk duhesh, me çdo kusht, të jesh jurist që të kuptosh normën e përcaktuar në dokumentin përgjithësisht të njohur të Deklaratës Universale të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut(1948), përkatësisht nenin 10 të saj, që i jep të drejtën të paditurit të dyshojë ose vë në pyetje  paanësinë e gjykatës, po sikurse edhe të drejtën e mbrojtjes së pafajësisë përderisa, siç thuhet , “nuk provohet e kundërta”.Referimi dokumenteve të tjera të së drejtës ndërkombëtare veçse mund ta  plotësojë  dhe ta bëjë  ende më të themeltë, qoftë dyshimin në paanësinë e gjykatës, qoftë mbrojtjen e pafajësisë së të paditurit.

Në rastin e procesit gjyqësor  për ngjarjet e 10 shkurtit 2007 irriton  joparimësia e drejtësisë ndërkombëtare që të lirojë nga përgjegjësia fajtorët e vrasjes dhe të plagosjes në protestën e 10 shkurtit 2007 dhe që të ndjekë dhe eventualisht, të  ndëshkojë “personat që janë paraqitur të rrezikshëm” në të .E vërteta flet se në një raport të përkohshëm, të  Z.Robert Dean, Prukuror i Veçant,më 17 prill 2007,  “përgjegjës për vrasjet dhe plagosjet e 10 shkurtit 2007 janë policët rumunë”.

Lexo mė shumė...
 
<< Start < Prev 1 2 3 4 5 6 7 8 Next > End >>

Results 1 - 11 of 86
Home | Service | Sitemap |
 

 
Visitors
Njė pyetje pėr shqiptarėt mbetet e hapur. Shpallja e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė:
 
Kush ėshtė Online
We have 3 guests online
Members Area





Lost Password?