Bërja e shtetit është më shumë sesa deklarimi për të

(Intervistë për gazetën “Lajm”, 5 shkurt 2009)

“Lajm”: Në librin e fundit “Shteti-shqyrtime të përgjithshme teorike me vështrim rasti i Kosovës”  citojmë: “Ndërtimi i shtetit është krijimi i institucioneve të reja dhe fuqizimi i atyre ekzistuese”(Fukuyama). Në këtë
kontekst, si e shihni rrjedhën dhe perspektivën e Kosovës pas shpalljes së Pavarësisë në krijimin e institucioneve të reja qeverisëse dhe fuqizimin e atyre që kanë ekzistuar ?

Read more: Bërja e shtetit është më shumë sesa deklarimi për të

Interviste Evropa e lirë

  
Stavileci: Mbetja e UNMIK-ut –  konfuzion pushtetesh

“Ky konfuzion bëhet edhe më i madh me synimin e Serbisë, që nëpërmjet zbatimit të 6-pikëshit të OKB-së, të mbetet në garë për pushtet dhe ligj në Kosovë”, thotë akademik Esat Stavileci.


RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Stavileci, misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, EULEX, ka nisur punën në Kosovë. Si e shihni rolin e këtij misioni?

ESAT STAVILECI
Nisur nga nevoja e vendosjes së rendit dhe të ligjit në Kosovë, misionin e shoh të rëndësishëm.

Mirëpo, për rolin e vërtetë të EULEX-it, ende nuk kam përgjigje të prerë, sepse duhet të pritet se sa do ta ndihmojë shtet-bërjen në Kosovë në përputhje me misionin e mandatuar, që nuk është, siç është thënë prej zyrtarëve tanë, vetëm monitorues e lehtësues, por i veshur edhe në fuqi ekzekutive, veçanërisht në fushat e drejtësisë, gjyqësisë dhe policisë e sigurisë, që ndryshe përbëjnë shtyllat e një shteti të pavarur dhe sovran.

Read more: Interviste Evropa e lirë

Intervistë Europa e Lirë:“PAS 10 DHJETORIT DO TË HAPET NJË RICIKLIM TJETËR”


INTERVISTE RADIO EUROPA E LIRE
20, SHTATOR 2007

STAVILECI:“PAS 10 DHJETORIT DO TË HAPET NJË RICIKLIM TJETËR”

RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Stavileci, edhe në takimin e mbajtur në Londër midis Treshes ndërkombëtare dhe Prishtinës e Beogradit, palët vazhdojnë të kenë qëndrime diametralisht të kundërta. Si e shihni ju vazhdimësinë e këtij procesi?

Read more: Intervistë Europa e Lirë:“PAS 10 DHJETORIT DO TË HAPET NJË RICIKLIM TJETËR”

Intervistë për të përditshmen "Kosova Sot" të datës 4 mars 2007

KOSOVA ESHTE , NE THELB, ÇESHTJE  E VETEVENDOSJES

1.Si e vlerësoni propozimin (pakon) e Ahtisaarit?

Si një dokument që sugjeron statusin e ardhshëm politik,juridik e ndërkombëtar të Kosovës,si një dokument me të cilin synohet të hapet pjesa përmbyllëse e përkufizimit të statusit të ri të Kosovës,në një rrugë tjetër nga ajo që ishte ndjekur për ish-republikat e Jugosllavisë që automatikisht nënkuptonte njohjen e vullnetit të  lirë të popullit për shtet të pavarur dhe sovran,pa e vënë atë në korniza kushtëzimesh apo kufizimesh.Pra,bëhet fjalë për një propozim  që çështjen e Kosovës e shtron në një dritë tjetër të zgjidhjes së saj që do të thotë kalimin nëpër një proces, jo vetëm të një partneriteti të plotë me bashkësinë ndërkombëtare,por edhe,në masë të caktuar,në vartësi të saj.Prandaj,dokumenti paraprakisht,përpara deklarimit të Kuvendit të Kosovës për të ardhmen e vet,parasheh disa kushte e kufizime të përshkruara në një marrëveshjeje që do të ketë supremacionin ndaj aktit më të lartë juridik të Kosovës.Pakoja është një dokument rekomandimesh,e jo vendimesh,  për statusin e ardhshëm të Kosovës.Ajo paraqet një akt në zinxhirin e proceseve që synojnë të përmbyllin zgjidhjen e çështjes së Kosovës,edhe pse,në fakt,ajo është një kornizë për pozitën e minoriteteve,veçanërisht për pakicën serbe dhe për modalitetet e pranisë ndërkombëtare në Kosovë.Vlerësimi më i plotë i dokumentit mund të bëhet vetëm pas miratimit të tij eventual në Këshillin e Sigurimit të OKB-së,prandaj të drejtën për të gjykuar për të e ndërlidhi:e para,me qartësimin dhe shprehjen pa ekuivoke të statusit dhe me miratimin eventual të tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.  

Read more: Intervistë për të përditshmen "Kosova Sot" të datës 4 mars 2007

Intervistë për të përditshmën "Iliria Post" të Prishtinës të datës 15 shkurt 2007

1. Terminologjia e përdorur në dokumentin e Ahtisarit a ka rrezik që të krijojë ambiguitet në interpretim, në veçanti në çështjen e decentralizimit dhe zonave të mbrojtura, si dhe në ushtrimin e kompetencave të komunave me shumicë serbe?

 Dokumentet politike që pretendojnë të ofrojnë zgjidhje kompromisi,te  të dyja palët  mund të krijojnë ndjenjën se “nuk po dalin humbës” nga një proces negociatash.Ato dokumente përherë i ka kërcënuar rreziku i ambiguitetit. Kështu ishte me Rezolutën 1244,kështu është edhe me Pakon e Ahtisarit,sado që ai po  premton se versioni përfundimtar do të jetë më i qartë.Edhe më heret kam tërhequr vërejtjen se shtizat do “të thyhen”në çështjen e decentralizimit, sepse ai po vendoset mbi parimin territorial dhe etnik;në çështjen e zonave të mbrojtura,sepse ato do të gëzojnë të drejta pronësore që mund të kufizohen në mënyra të veçanta dhe në çështjen e kompetencave shtesë të komunave serbe ose me shumicë serbe,sepse ato do të krijojnë një asimetri e cila vështirë se do të mund të rregullohej me një sistem unik ligjor.

Read more: Intervistë për të përditshmën "Iliria Post" të Prishtinës të datës 15 shkurt 2007

Intervistë për librin "Shthurja e nyjës së Kosovës",

 
Fahri Musliu
Duke vlerësuar se mendimi dhe qëndrimi i Juaj ndaj çështjes së Kosovës dhe asaj shqiptare është me rëndësi qenësore dhe me ndikim, Ju lutemi që ta pranoni lutjen tonë për t’iu përgjigjur pyetjeve të shtruara për librin:Kosova midis Prishtinës e Beogradit: Si të arrihet zgjidhja përfundimtare?

1. Çka paraqet për Ju Kosova: dje, sot, nesër?
2. Si e vlerësoni gjendjen aktuale në Kosovë dhe çfarë është realiteti i ri. Sa janë të vërteta pohimet e disa qarqeve se Kosova po shkon drejtë pavarësisë dhe faktikisht është humbur për Serbinë?
3. Rreth Kosovës edhe më tutje ekzistojnë dy pikëpamje kundërshtuese, respektivisht dy projekte kombëtare: shqiptare dhe serbe. A e shihni mundësinë e pajtimit dhe të kompromisit historiktë këtyre dy popujve, duke pasur parasysh përvojat historike të popujve tjerë?
4. Si e shihni Ju zgjidhjen e çështjes së Kosovës? (qëndrimin tuaj arsyetone më gjërësisht).
5. Nëse Ju do të merrshit pjesë në bisedime mbi statusin e Kosovës a jeni të gatshem ta pranoni ndonjë zgjidhje tjetër përpos pavarësisë, dhe si i vlerësoni qëndrimet e disa qarqeve politike e intelektuale të Beogradit për ndarjen e Kosovës mbi baza etnike?
6. Kush duhet të vendos për statusin final të Kosovës: Beogradi e Prishtina me mbikqyrje ndërkombëtare, Këshilli i Sigurimit i KB, apo ndonjë konferencë ndërkombëtare?
7. A duhet që edhe më tutje, si pala shqiptare ashtue dhe ajo serbe, të jenë peng të aspiratave kombëtare nga shekulli XIX, apo zgjidhjet duhet t’ua përshtaten rrethanave dhe rrjedhave të reja evropiane e botërore?
8. A mund të bashkëjetojnë shqiptarë e serbët në Kosovë. A janë krijuar kushtet për pajtimin e tyre, dhe kush kujt duhet t’i kërkojë falje për të kaluarën e largët e të afërt në Kosovë?
9. Si e shihni Ju decentralizimin e pushtetit në Kosovë dhe pozitën e serbëve në të dhe si i vlerësoni propozimet e ndryshme që po i lasnojnë qarqet e ndryshem të Beogradit?
10. Çka duhet të bejnë strukturat politike shqiptare për kthimin e serbëve të zhvendosur në Kosovë, dhe lidhjen e tyre për institucionet e pushtetit vendor?
11. Çfarë do të duhej të ishte raporti i ardhshem i serbëve të Kosovës dhe Beogradit në rast të pavarësisë së Kosovës?
12. A janë të realizueshme "Standardet për Kosovën" dhe a duhet të jetë parakusht zbatimi i tyre për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës. A ka nevojë të ndryshohet Rezoluta 1244 e KS të KB, dhe nëse po - çka duhet të ndryshohet?    

Akademik Esat Stavileci përgjigjet:

Read more: Intervistë për librin "Shthurja e nyjës së Kosovës",

Intervistë për të përditshmen "Epoka e Re" të Prishtinës, 11-12 gusht 2005

DUHET “TE ECIM” RRUGES SE CILES “I SHIHET FUNDI” -KOSOVA PO KALON NE CASTE TE “PRITJEVE TE MEDHA”   NE KOHEN E RENDIMENTEVE “ENDE TE VOGLA”--NUK KRIJOHET “MOZAIKU”VETEM ME “GURE NJENGJYRESH”

 1. Profesor Stavileci, si i vlerësoni rrjedhat aktuale politike në Kosovë?

 E.Stavileci:Varësisht se nga cili kënd i vështroj.”Ngjyrat” më paraqitën të ndryshme,nëse  rrjedhat i gjykoj nga këndi i“zërave  optimistë”të zyrtarëve vendorë dhe nga këndi i “zërave kërcënues”të ndërkombëtarëve.Rrjedhat janë ato “çfarë janë dhe  duhet të vlerësohen drejtë,pa paragjykime.Asnjerës palë “nuk i duhet vlerësimi” që nuk mbështetet në realitetin që po ndodhë me ne dhe për reth nesh.Vetëm kuptimi i drejtë i realitetit mund “t’i kundërvihet”si iluzioneve të dëmshme,ashtu edhe vlerësimeve të gabuara.Një punë e kryer nuk bën të injorohet,por e vërteta flet se ka ngelë edhe  shumë punë për t’u bërë që rrjedhat të jenë përgjithësisht të kënaqshme.Kosova po kalon në çaste të “pritjeve të mëdha”në kohën e rendimenteve ende të vogla.Një gjë mund të thuhet pa ngurrim:gjendja e tashme dhe pozita e tashme,për mungesë statusi, nuk mund të qëndrojë gjatë dhe për këtë duhet të vetëdijësohen të dyja palët,edhe vendorët edhe ndërkombëtarët,përgjithësisht  zyrtarët nga “të dyja anë,të gjithë ata që “mendojnë politikisht”,që kanë “vizione”për të ardhmen e Kosovës dhe që “zotohen” se Kosovën “do t’a shpjenë në Evropë”.Kosova ”sillet në rreth të mbyllur”dhe përderisa nuk do të bëhen lëvizje për “t’a bërë”Kosovën,”përveç se me emër,edhe me mbiemër”,kërcënon rreziku që ajo të vazhdojë “të sillet brendapërbrenda rrethit”.

Read more: Intervistë për të përditshmen "Epoka e Re" të Prishtinës, 11-12 gusht 2005

Përkufizimi i statusit s’është biznes privat i klasës politike


(Intervitë dhënë Javorës “Fokusi”,Prishtinë,10 qershor,2005)                              

1.Profesor,po fillojmë nga tema shumë e përfolur në Kosovë,decentralizimi.Mund ta shpjegoni se çka realisht do të duhej kuptuar me decentralizim? Stavileci: Decentralizimi,në kuptimin më të përgjithshëm,do të thotë “dobësimin e ndikimit të qendrës në pjesët e saj”.Si nocion dhe si koncept “kruqëzohet”me qeverisjen territoriale.Në fakt,qeverisja territoriale paraqet një proces shumë të përbërë,i cili shprehet nga më shumë funksione që ushtrohen mbi bazë të dy parimeve:centralizimit dhe decentralizimit.Decentralizimi korrespondon me qeverisjen vendore dhe është segment përbërës dhe i rëndësishëm i saj.Qeverisja vendore shihet si “degëzim i veprimit”të qeverisjes qendrore,me synim “kryerjen e efektshme të shërbimeve publike aty ku ato janë të nevojshme”.

Read more: Përkufizimi i statusit s’është biznes privat i klasës politike

Additional information