Çfarë kam thënë në “Forumin 2015”(11 korrik 2005) 
PAVARËSIA NË VEND SE “TË KUSHTËZOHET”DO TË MUND EVENTUALISHT TË “MBIKËQYREJ” DHE SE AJO MBIKËQYRJE DO TË DUHEJ TË SHËRBENTE SI “LEHTËSIM”I FUQIZIMIT”TË NJË SHTETI TË RI NË EVROPË 

Prandaj,sipas mendimit tim, nuk duhet “të nxitohej”as me decentralizimin dhe as me standardet.Me decentralizimin në mënyrë që të mos "shndërrohet”në të kundërten e asaj që gjoja pretendohet të arrihet me të dhe me standardet që,më parë se “të ndërlidhen”me hapjen e bisedimeve,do të duhej “të ndërlidheshin”me anëtarësimin e Kosovës në “mekanizmat ndërkombëtare”.


Kosova është “në rreth të mbyllur”dhe duhet “të dalë”prej tij.Pra,duhet një “strategji dalëse”.Kur diskutojmë për status quon  e Kosovës dhe kur përpiqemi të argumentojmë  se përcaktimi i statusit të Kosovës,me pavarësinë si zgjidhje të vetme të drejtë,është “rrugë e daljes prej rrethit të mbyllur”,duhet të ndryshojmë,si  qasjen,ashtu edhe fjalorin.Qasja do të duhej të ishte më shumë profesionale-shkencore se politike,më shumë medituese se verbalizuese dhe më shumë analizuese se sintetizuese.Ndërsa,fjalori duhet të ndryshojë nga ai “i politikës”dhe në fjalën tonë do të duhej të kishte më shumë shqyrtim kritik se oportunizëm.

Pyetja e parë që mund të shtrohet është:Pse është kështu si është?Mendoj se me rastin e vendosjes së Kosovës nën Administrimin e Përkohshëm Civil Ndërkombëtar,qasja qe e gabueshme.Në Kosovë nuk “u vendos një protektorat”në kuptimin që e njeh e drejta ndërkombëtare. Kjo qasje e kufizoi mandatin e UNMIK-ut dhe defaktorizoi Kosovën.Mbi këtë bazë,”u formulua”një rezolutë që “e mbylli”atë që do të duhej “të hapte”:disajnimin e statusit të Kosovës,mbi bazën e vullnetit të popullit.

Kosova,e gjendur në situatën që këtë ose vitin tjetër “të hapet”çështja e statusit të saj,kërkon prej institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes që nga “loja defensive”të kalojnë në “lojë ofensive”, me gjithë përballjen e tyre me një shpërputhje të madhe në mes deklarimeve të ndërkombëtarëve se ardhmenia e Kosovës “varet prej nesh”dhe kufizimeve që “i përcaktojnë” pikërisht ata  që e pamundësojnë këtë.
Prej “kërkesës për pavarësi”do të duhej të kalojmë në “bërjen e saj”.Ka një vakuum në mes asaj që bëjmë dhe asaj që duam.

Janë thënë dhe janë dhënë shumë argumente “në të mirë”të pavarësisë.Prej të gjithë argumenteve që theksojmë “duhet të nxjerrim”në vend të parë atë se çështja e Kosovës është,në thelb,çështje e vetëvendosjes dhe atë,e vetëvendosjes së jashtme,e cila popullit të Kosovës i takon edhe si e drejtë kombëtare,edhe si e drejtë demokratike.Do të duhej fuqimisht të mbrohej teza se,meqë çështja e Kosovës është çështje e vetëvendosjes,i takon popullit të saj të vendosë për fatet e saj dhe ardhmeninë e saj,e jo që për Kosovën “të vendoset jashtë saj”,fakt ky i mjaftueshëm që,sipas mendimit tim,e bën të panegociueshëm me Beogradin çështjen e statusit politik të Kosovës.Sado që nga ndërkombëtarët sikur “nuk po parapëlqehet historia”dhe “kthimi në të kaluarën”,do të duhej të zbërthehej,si në gjerësi,ashtu edhe në thellësi,fakti historik se Kosova,ç’është e vërteta,është aneksuar qysh nga 1912-ta.Kur “shtrohet për diskutim”pavarësia e Kosovës,disa pika referimi janë të pakontestueshme shkencërisht:
E para,se në Kosovë,me vendosjen e saj nën “mbikëqyrjen ndërkombëtare” janë krijuar realitete të reja.
E dyta,se është shpërbërë Jugosllavia, pjesë përbërëse e së cilës dhe njësi konstitutive e së cilës ishte edhe Kosova,ndonëse jo me statusin e republikës dhe se nga ajo kanë dalë vetë popujt e trungut sllav.
E treta,se Kosova,në asnjë mënyrë dhe me asnjë akt,nuk ka dhënë miratimin e themelimit të  krijesave  artificiale shtetërore,qoftë si RFJ,qoftë si Union Serbi-Mali i Zi,të cilat,në pikëpamje konstitucionale –juridike nuk mund të jenë trashëgimtare të Jugosllavisë së vitit 1974,të përbërë nga tetë konstituentë.
E katërta,se referimi RFJ ose Unionit Serbi Mali i Zi,po sikurse edhe referimi Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara,të cilën “e ka ngrënë koha”,kur bëhët fjalë për të ardhmen e Kosovës,është logjikisht dhe konstitucionalisht i paqendrueshëm.
E pesta,se pavarësia,e mbështetur në deklarimin e popullit,në luftën e UCK-së dhe në programet e partive politike,është zgjidhje e vetme e drejtë dhe “e balancuar e kohës”.
E gjashta,se pavarësia,në fakt,paraqet një “zgjidhje kompromisi”, duke pasur parasysh aspiratat shekullore të popullit shqiptar për bashkimin e tij.
E shtata,se pavarësia është një faktor i rëndësishëm stabiliteti dhe paqeje në rajon dhe me gjerë.
E teta,se pavarësia është një zgjidhje e favorshme për pozitën e pakicave dhe grupeve të tjera etnike që jetojnë në Kosovë.
E nënta,se pavarësia favorizon vendosjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore.
E dhjeta,se pavarësia nuk zgjidh vetvetiu,në mënyrë automatike problemet e grumbulluara në Kosovë,por krijon mundësitë dhe kushtet për marrjen e drejtpërdrejt me to. 

Nëse kihen parasysh këto pika referimi,nga një anë,dhe fakti se Serbia “nuk ka ndryshuar mendje”në raport me Kosovën,pavarësia në vend se “të kushtëzohet”do të mund eventualisht të “mbikëqyrej”dhe se ajo mbikëqyrje do të duhej të shërbente si “lehtësim”i fuqizimit”të një shteti të ri në Evropë.Prandaj,sipas mendimit tim, nuk duhet “të nxitohej”as me decentralizimin dhe as me standardet.Me decentralizimin në mënyrë që të mos “shndërrohet”në të kundërten e asaj që gjoja pretendohet të arrihet me të dhe me standardet që,më parë se “të ndërlidhen”me hapjen e bisedimeve,do të duhej “të ndërlidheshin”me anëtarësimin e Kosovës në “mekanizmat ndërkombëtare”. Procesi nuk do të jetë i lehtë dhe i pamundimshëm.
Është më i vështirë se  ne që e mendojmë për shkak të ngathtësisë së institucioneve vendore,kufizimeve të qeverisjes së tyre,agresivitetit të Beogradit “kundër pavarësisë së Kosovës”dhe neglizhimeve të bashkësisë ndërkombëtare për ta zgjidhur çështjen e Kosovës në përputhje me vullnetin e popullit.Në cilën udhë “duhet ecur vendorët dhe ndërkombëtarët?
Së pari,duhet një konsensus i brendshëm.Na duhet “një ngjeshje e brendshme e rradhëve”për efekte të jashtme.
Së dyti,duhet një “depërtim më i thellë”në diplomacinë politike ndërkombëtare,me mundësinë e “ushtrimit të ndikimit në të”që “të ndërtojë”një konsensus rreth të ardhmes së Kosovës mbi bazën e vullnetit të popullit.
Së treti,duhet një vendim i bashkësisë ndërkombëtare që njeh realitetet e reja të krijuara në Kosovë,realitet ky që ravijëzon këto kahe të angazhimit të saj:-bartjen e të drejtave dhe përgjegjësive të plota në institucionet e Kosovës,shoqëruar me zëvëndësimin e Kornizës Kushtetuese me një akt burimor kushtetues me të cilin vendosen parimet e rendit të ri kushtetues në Kosovë;  -“shndërrimin”e institucioneve të përkohshme të qeverisjes në Kosovë në institucione “permanente dhe të patjetërsueshme;-shtrirjen e qeverisjes së institucioneve të Kosovës në gjithë territorin e Kosovës,në mënyrë që faktikisht dhe juridikisht të mbyllet pozicioni i Serbisë përballë Kosovës dhe “të shuhen ”përfundimisht orekset e Serbisë për “territoret serbe”në Kosovë;-hapjen e proceseve reformatore në fushën e ekonomisë dhe të demokracisë politike;-ndërtimin e qëndrimit të qartë,pa ekuivoke,të bashkësisë ndërkombëtare për “ta njohur vullnetin e popullit të Kosovës”dhe për ta konsideruar atë si faktorin e parë dhë kryesor për ardhmeninë e saj.Po qe se “nuk do të ecej nëpër këto rrugë”që do të përshpejtonin “bërjen e pavarësisë së Kosovës,bashkësia ndërkombëtare do të mund të përballej me “ndërtimet pa leje”që procesin do ta bënin ende më të ndërlikuar.
Prandaj,prej saj kërkohet që në vend se “të shpreh shqetësime”, të lehtësojë proceset zhvillimore,po sikurse që prej institucioneve të Kosovës dhe forcave politike në Kosovë që kërkohet që në vend se “të merren me vetveten” t’i bashkojnë ato në “rrugën e nisur”në të cilën mund të ndodhë që të “mos mbërrish”po qe se edhe vet “nuk je bërë gati për të”.Prej një “shkalle pajtueshmërie”të ndërkombëtarëve dhe vendorëve se “kështu më nuk mund të vazhdohet”duhet që të arrihet edhe një “pajtim tjetër”për të cilin duhet të tregohet gatishmëri e dypalshme për të marrë përsipër detyra dhe përgjegjësi për “ta shpënë Kosovën aty ku e ka vëndin”,pa iluzione,po theksoj edhe njëherë,se nuk do të mbetet “shumë për t’u bërë”.Prandaj Kosovës do t’i duhej një “prani ndërkombëtare”që të ndihmojë Kosovën të bëhet një shtet i qëndrueshëm me vlera demokratike.Cdo zgjidhje tjetër do “jetë e imponuar”dhe do të kërcënohet me rrezikun për “të prodhuar konflikte”të cilat nuk i dëshiron kushdo “që mendon esull”në këto hapësira.
(Fjalë e përmbledhur nga një kumtesë më e gjatë).