Edhe pse,në dukje të parë,mund të parapëlqejmë që të mos “e dramatizojmë shumë” punën e mospërfundimit të zgjedhjeve në Shqipëri,të mbajtura qysh me 3 korrik,është evidente se vështirë do të  kenë mund  lënë indiferentë ndonjë prej shqiptarëve që “ia duan të mirën popullit dhe kombit që i përkasin”.Prandaj,gjithë ata janë kthyer “me sy e veshë nga Shqipëria ”për të mbledhur sa më shumë informacione burimore “se çfarë,në të vërtetë,pritet të ndodhë atje  rreth krijimit të institucioneve të cilat do të duhej të vendoseshin në mbrojtje të  shtetit shqiptar.Ndryshe nga Shqipëria në të cilën mbrohet qenia e shtetit,në Kosovë zhvillohet luftë për ta bërë atë.Mund të thuhet se atje mungon gatishmëria  për t’a mbrojtur,ndërsa në Kosovë aftësia për ta bërë atë një realitet.


Gjendjen në Shqipëri  e karakterizon një vakuum institucional,i cili,më vete prodhon edhe një vakuum tjetër:vakuumin juridik dhe të dyja këto vakuume bashkë lënë një zbrastirë  për veprim.Nga ana tjetër, edhe për gjendjen në Kosovë  do të mund të thuhej se ende e karakterizon “një shthurje e brendshme”.Shumë analistë përpiqen të kërkojnë “pika të përbashkëta”në mes ndodhive në Shqipëri  dhe në Kosovë dhe,si rregull, arrijnë te një përfundim,i cili ka të ngjarë të synojë t’i nxjerr shqiptarët,përgjithësisht si “të paaftë për ta qeverisur vetën”.Mendoj se as tema nuk është e re dhe që as përfundimi që imponohet në lidhje me të nuk janë “diçka e panjohur”.E re do të mund të dukej kërkesa që shqiptarët, më në fund “t’i përkulën “një procesi të ndërgjegjësimit të vet “për ta shpëtuar  palcën kurizore të kombit”dhe që atë shpëtim ta kërkojnë nëpërmjet përqafimit të rendit demokratik dhe të shtetit juridik që mund të vështrohen,por që mund edhe të vendosen,si raport ndërmjet dy kategorive që plotësohen njëra me tjetrën dhe secila për vete vetëm nëse njëkohësisht  ekzistojnë. Gjithnjë e më shumë bëhet e qartë si në Shqipëri,ashtu dhe në Kosovë,se pa rendin e ri demokratik nuk mund të ndodhin ndryshime të mëdha të funksionimit të shtetit,i cili do të siguronte ndërtimin e demokracisë politike,nga njëra anë,dhe zhvillimin e ekonomisë së tregut, nga ana tjetër.Edhe në Kosovë,ndihet nevoja për një legjislacion të përparuar,i cili do të mund të shërbente si bazë e volitshme për ndërtimin e një shoqërie demokratike bashkëkohore,por me zgjidhje juridike burimore për ato që do të mund të gjykoheshin si më të përshtatshme “në udhën e tranzicionit”.Në Kosovë nuk prajnë përplasjet brendapartiake.Mjafton vetëm të lexohen prononcimet e partive politike në Kosovë rreth decentralizimit ose rreth krijimit të grupeve për negociata dhe rreth vetë negociatave,e të merret vesh për një diversitet pikpamjesh që,në dukje të parë,”nuk do të thotë asgjë të keqe “,sepse përkon me “jetën politike plurale”,por që,në fakt ,do të thotë mjaftë, për hezitimet “e gjetjes se formulës për një konsensus më se të nevojshëm për të ardhmen,përkundër”zotimeve për gatishmëri”të  secilës prej tyre për të dalë “prej rrethit të mbyllur”.Demokracia është supozim themelor i pluralizimit politik dhe i  sistemit shumëpartiak.Këtë do të duhej ta kishin parasysh forcat politike në Shqipëri dhe në Kosovë.Ato do të duhej ta kishin parasysh edhe një fakt tjetër se demokracinë  një populli “nuk mund t’ia sjellin të huajt”.Secili shtet e ndërton demokracinë konform me mundësitë që krijohen dhe para së gjithash,me shkallën e vetëdijësimit të popullit,por edhe të klasës politike të tij, për ta kuptuar edhe për ta ndërtuar atë në jetën e vet.Standartet demokratike të një vendi nuk mund të vlejnë si standarte për të uniformuar vendet tjera.Askush nuk  di më mirë se ne për vetën tonë.Askush nuk na njeh më mirë se ne që e njohim vetën tonë.Prandaj,secili prej nesh, do të duhej të merrnim”pjesën e detyrës që na takon”për t’i kontribuar kosolidimit të gjendjes në Shqipëri dhe në Kosovë.Është kjo kohë për të ngritur në shkallë më të lartë  vetëdijësimin për të mbajtur një qëndrim të drejtë ndaj kombit,për t’i vënë interesat kombëtare mbi interesat partiake.Është kjo kohë për marrjen e veprimeve me të cilat do të përshpejtoheshin proceset,si në Shqipëri,ashtu dhe në Kosovë. 
Përgjithsisht është kjo kohë për  shqiptarët që të kërkojnë dhe të gjejnë një organizim më të fuqishëm politik,i cili kërkon në radhë të parë mençuri, por njëkohësisht, edhe maturi,pjekuri politike ,por edhe guxim  kombëtar,dije profesionale,por edhe shkathtësi diplomatike.Shqiptarët janë në udhëkryqin e vet historik,sikundër që në udhëkryq gjendet edhe vet çështja shqiptare,ende më shumë të panjohura për të ardhmen e saj.Prandaj,një varg i tërë rrethanash  të brendshme dhe ndërkombëtare, shtrojnë nevojën për një mobilizim brendashqiptar,sepse e ndërvarshme është vetë çështja shqiptare.Prandaj,si Shqipërisë,ashtu dhe Kosovës,u duhet që,së pari, të kalojnë nëpër një konsolidim të brendshëm.Edhe Shqipërisë,edhe Kosovës,për stabilitet u duhet rendi dhe qetësia;për prosperitet u duhet reforma propërendimore, ndërsa për ardhmëni u duhet mbrojtja e shtetit,përkatësisht bërja e tij, dhe integrimi i tyre  në Evropë.Drejt integrimeve të plota shqiptare aktivitetet duhet të zhvillohen në dy drejtime:një,në integrimet shpirtërore e kombëtare “që e përbëjnë bazën për bashkëpunime më të vrullshme e intensive ekonomike,kulturore-edukative,që shuajnë barriera e kufij për shkëmbime njerëzish,vlerash, mallrash e kapitalesh dhe dy,në integrimet euroatlantike “si një proces me ardhmëni të vërtetë e të sigurtë për vetë shqiptarët që popullojnë lashtësisht këtë pjesë të Evropës.