Cfarë nuk ka parasysh presidenti rus kur flet për pavarësinë e  Kosovës si “precedent negativ”?
Një deklaratë e presidentit rus Putin për pavarësinë e Kosovës si “precedent negativ”nuk ka parasysh shumë fakte.
E para,çështja e Kosovës paraqet “çështje më vete”dhe si,e tillë,nuk “mund të krahasohet”me çështjet e tjera të hapura e të pazgjidhura në mënyrë që,siç shprehet presidenti rus Putin, të jetë një “precedent negativ”.


E dyta,lëvizjet separatiste në Transnistri(Moldavi)dhe Abkhazi(Gjeorgji)nuk kanë bazë etnike çfarë ka çështja e Kosovës dhe as nuk kanë pasur status autonom apo federal kur u shpërbë ish-Bashkimi Sovjetik,siç ka pasur Kosova kur u shpërbë ish-Jugosllavia.
E treta,precedenti  ndodhi në Dejton kur “u morrën parasysh entitetet parashtetërore dhe lëvizjet gjysëmlegale”(Republika Srpska Krajina”,”Republika Srpska”),precedent ky që u përsërit dhe në Rambuje(1999).
Prandaj,Tovarish Putin,deklaratës suaj i mungon qasja reale për problemin e Kosovës.Duhet të keni parasysh se vetëvendosja e Kosovës është “pjesë e vetëvendosjes”nga ish-Jugosllavia, e cila nuk ekziston më dhe të cilën e braktisën edhe vetë popujt e “trungut sllav”,për “ta varrosur përfundimisht”shpërbërja e një “unioni shtetëror(serbo- malazez),të krijuar nga  “dy sy të një balli”.
Po qe se pavarësinë e Kosovës e shihni si “precedent negativ”edhe për katalonët, uelsianët, baskët, skocezët, korsikanët…,sërish do të gaboni,sepse ata nuk u përballën, sikur Kosova, me vrasje e dëbim masiv nga shtetet që i kontrollojnë.
Tovarish Putin,Kosova i përmbush të gjitha kriteret e qenies shtet i pavarur dhe sovran.

Një,po qe se bëhet fjalë për territorin,në OKB janë të anëtarësuara 34 shtete me territor më të vogël se sa Kosova.
Dy,po qe se bëhët fjalë për popullatën,në OKB janë të anëtarësuara 58 shtete me popullatë më të vogël se sa Kosova.
Tre,po qe se bëhët fjalë për pranimin ose jo të shteteve të reja në OKB,në periudhën prej 1990-2002,në OKB janë pranuar 34 shtete të reja.
Edhe pse aty ku janë të pranishme faktet,fjalët bëhen të panevojshme,edhe dy fjalë më shumë.
Namibia dhe Timori Lindor janë pavarësuar mbi parimin e pëlqimit të Anglisë dhe Indonezisë,pëlqim ky që nuk mund të pritet dhe as që duhet të pritet nga Serbia për pavarësimin e Kosovës.Po ta kishte dhënë Serbia pëlqimin,nuk do të ndodhnin luftërat,as në Kroaci dhe as në Bosnjë e Hercegovinë. Prandaj, gjykuar mbi bazë të fakteve,bashkësia ndërkombëtare duhet t’i njoh realitetet në Kosovë dhe të përligjë pavarësinë e Kosovës.Cdo zgjidhje tjetër hibride do t’i le të hapura shumë çështje,e me to  dhe mundësinë për konflikte të reja. Pra, pavarësia e Kosovës është opsion i vetëm që prodhon stabilitet dhe menjanon çdo mundësi të konfliktit shqiptaro-serb dhe të destabilizimit të rajonit.