Me rastin e humbjes se Rames
risjellim shkrimin e dates 29 korrik 2009

Post scriptum zgjedhjeve në Shqipëri


Esat Stavileci  
29 korrik 2009


Nëse Partia Socialiste dhe Edi Rama  nuk “duakan” t’i besojnë as Partisë Demokratike, as Berishës, as KQZ-së dhe as Kolegjit Gjyqësor, pse shqiptarët u dashkan “t’i besojnë” Partisë Socialiste dhe Edi Ramës. Cila është  kaluara e tyre  dhe  cilat vepra kombëtare të tyre i “bëkan” më të besueshëm ? Ky është thelbi i çështjes.


Ndërkohë që kapitulli i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri pritet “të mbyllet” me shpalljen e rezultateve përfundimtare dhe përkthimin e tyre në mandate të forcave politike që do të fitojnë ulëset në Kuvendin e Shqipërisë, është sërish Partia Socialiste ajo që “nuk i njeh zgjedhjet dhe nuk pranon rezultatin e tyre”, është sërish Edi Rama ai të cilit iu ndërpre mandati me humbjen në zgjedhje e që vazhdon “të mbajë leksione” nga demokracia, edhe pse jo më larg se në Asamblenë e fundit të Partisë Socialiste të 28 korrikut 2009, me moslejimin e pjesëmarrjes së mediave, e mbyti për së gjalli atë; është sërish Partia Socialiste ajo që do “t’i raportojë” ndërkombëtarëve” për “manipulimet e zgjedhjeve”, është sërish Edi Rama ai që do të ftojë popullin në “protesta demokratike”; është sërish Partia Socialiste ajo që do të kërkojë “zgjedhje të parakohshme”, është sërish Edi Rama ai që do të bëjë “të pamundurën” për “t’ia shkurtuar mandatin” Berishës, përfundimisht është Berisha të cilit nuk duhet t’i besohet, është KQZ-ja së cilës nuk duhet t’i besohet dhe është Kolegji Gjyqësor të cilit nuk duhet t’i besohet.Rrjedhimisht, shtrohet pyetja :kujt “u dashka“ t’i besohet atëherë sot në Shqipëri ? Eshtë sërish Partia Socialiste që ka përgjigjen : ne, neve; është sërish Edi Rama që i serviroi këtë përgjigje “partisë së tij”; jam unë ai të cilit duhet t’i besohet, sepse jam unë demokracia, jam unë KQZ-ja, jam unë Kolegji Gjyqësor, jam unë Shqipëria, jam unë e ardhmja e saj !
Nëse Partia Socialiste dhe Edi Rama  nuk “duakan” t’i besojnë  as Partisë Demokratike, as Berishës, as KQZ-së dhe  as Kolegjit Gjyqësor, pse shqiptarët “u dashkan” “t’i besojnë” Partisë Socialiste dhe Edi Ramës. Cila është e kaluara e tyre dhe  cilat vepra kombëtare të tyre  i “bëkan” më të besueshëm.Ky është thelbi i çështjes.
Atë që nuk ka kuptuar Edi Rama është se “Të bësh atë që është demokratike, nuk përbën problem, problemi është të dish se çfarë është demokratike”.Edi Rama nuk ka kuptuar edhe një mësim tjetër nga demokracia se : sikurse që ekonomia e tregut që “bazohet në konkurrencën e prodhuesve”, demokracia “themelohet mbi konkurrencën e partive”.
Padrejtësia më e madhe është “kur  drejtësia shtrembërohet”.Këtë po përpiqet ta bëjë Edi Rama, duke e quajtur “të drejtë” vetëm “pikëpamjen e tij”, duke “i dhënë vetes” atributin e gjyqëtarit, e duke iu mohuar këtë të tjerëve, madje  edhe atyre që merren me drejtësi si me profesion.Ai sikur po përpiqet “të dëshmojë” se “ajo që ka vdekur, rron”. 
Që të jesh  “demokrat” do të thotë jo vetem të angazhohesh për demokraci, por të “bësh” demokraci; që të jesh “politikan” do të thotë “t’i japësh politikës idetë dhe alternativat” dhe jo vetëm “të marrësh prej saj”; që të jesh “i drejtë” do të thotë t’i lësh tjetrit të gjykojë për ty, e jo të bëhesh vetë gjyqi.