Nuk është koha që e zgjedh temën, por e kundërta;është tema që e zgjedh kohën.Nuk është indikative pse serbët në Veri të Kosovës bëjnë veprime që “ta mbajnë kontrollin mbi Kosovën”,por është indikative që veprimet e tyre bëhen “para syve”të KFOR-it dhe të UNMIK-ut,madje disa prej tyre dhe me “miratimin e tyre”.    

Këto veprime po ndodhin në vazhdimësi.”Para syve”të UNMIK-ut dhe me miratimin e tij qe lejuar certifikimi i partive politike,”me seli në Serbi,për pjesëmarrje për zgjedhjet në Kosovë”.”Para syve”të UNMIK-ut dhe me miratimin  e tij qe lejuar qe serbët e Kosovës “të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale në Serbi”.”Para syve”të KFOR-it po shpallen “gjendje të jashtëzakonshme”në “komunat serbe”ose “me shumicë serbe”në Veri të Kosovës.Kundraveprimet mungojnë.Shqiptarët duhen të tregohen shumë të vëmendshëm se çfarë,në të vërtetë,fshehet prapa deklarimit të “shkëputjes së lidhjeve me institucionet e Kosovës,në mënyrë që,më vonë,të mos merren vetëm me pasojat.
Angazhimet e bashkëisë ndërkombëtare “për ta parë”,por edhe për “ta trajtuar”Kosovën si “nevojë të decentralizimit”të saj,me qëllim “të përballimit të konfliktit shqiptaro-serb”,nuk paraqesin vetëm reduktim të çështjes së Kosovës,por edhe banalizim politik të saj.
Një formulë e vetme që do të duhej të përcaktonte fatin e ardhshëm të Kosovës është se i përket popullit të Kosovës të zgjedhë rrugën e ardhmenisë së vet.Në këtë rrugë duhen të përjashtohen dy pretendime ekstreme serbe:
E para,që ata “të paraqitën viktimë”,e shqiptarët “fajtorë”.
E dyta,që ata “të deklarohen si shumicë”,e shqiptarët “të ngelin minoritarë”.
Të bësh zgjedhjen më të mirë është vendim me vlerë.Ajo që nuk do të duhej të ndodhte është që të mos maksimalizohet faktori serb,e të minimizohet faktori shqiptar.Ajo nuk nuk mund të sherbejë si formulë për “zgjidhjen e çështjes”,por të kundërtën:zgjidhje për “ta mbajtur të hapur problemin”.
E “tërë rrëmuja”që krijojnë serbët në Veriun e Kosovës synon “mbajtjen gjallë”të kërkesës së tyre për “ndikimin e Serbisë në zhvillimet në Kosovë”.Nuk më thotë mendja se bashkësia ndërkombëtare nuk di për këtë.Prandaj,asaj do t’i duhej “t’i sqaronte mirë”punët me Beogradin,për shkak të tendencave të paqëndrueshme për gllabërimin e territorit të Kosovës.
Për “të gjetur një status”,është njësoj sikur “për të përcaktuar një terapi,për të cilën më parë kërkohet “një diagnozë”.Mirëpo,edhe pse dihen shkaktarët e “lëngimit të Kosovës”,sikur ende ka hezitime për “të përcaktuar terapinë e duhur”në Veriun e Kosovës.Droja e shqiptarëve është e themeltë për derisa bashkësia ndërkombëtare nuk ndërmerr veprime që pamundësojnë ndikimin e Beogradit në zhvillimet në Kosovë.
Për institucionet e Kosovës mbetet një porosi që “të mos shtiren”se asgjë nuk po ndodhë në Veriun e Kosovës.”Të merresh me pasojat”është shumë më vështirë se “të merresh me shkaktarët”.