Nuk u takoj atyre që mendojnë se “do të ketë një përgjigje të plotë dhe të fundit”në lidhje me të ardhmen e Kosovës me përcaktimin e statusit të saj,me vetë faktin se ai “do të kurorëzohet” me pavarësi “të kushtëzuar” dhe sovranitet  “të kufizuar”.Duhet pritur se “modalitetet”e “kushtëzimit të pavarësisë”dhe të “kufizimit të sovranitetit”bashkësia ndërkombëtare do t’u ofrojëpalëve në “negociatat për statusin”,edhe pse e ndërgjegjshme se që të dyja do t’i refuzojnë,duke “këmbëngulur”në “zgjidhje të plota”:pala shqiptare për “pavarësi të pakushtëzuar” dhe “sovranitet të pakufizuar”, kurse pala serbe për “më shumë se autonomi dhe më pak se pavarësi”,por edhe ato vetë të ndërgjegjshme se “nuk do të marrin atë që kanë pritur”,kështu që do të ballafaqohen me pyetjen:a duhet të pëlqejmë atë që na ofrohet,kur nuk do të marrim  atë që kemi pritur?

Edhe pse që të dyja palët,secila në mënyrën e vet,janë deklaruar se “nuk do të negociojnë për pavarësinë”,edhe një herë po vërtetohet se “për ta mbajtur fjalën më së miri është mos me e dhënë atë”.
Zyrtarë të bashkësisë ndërkombëtare vazhdojnë të kërkojnë prej shqiptarëve që “të tregohen zemërgjerë”,pa vra mendjen se shqiptarët janë “treguar zemërgjerë”me vet faktin se kanë pranuar “të ulën në bisedime”të hendikepuar:pa siguruar kontrollin në gjithë territorin;pa siguruar qeverisje të plotë të institucioneve;pa kërkuar “llogaridhënie”për gjithë atë që ka ndodhur në Kosovë në dy vitet e luftës,e jo të konfliktit;pa garanci  se do të jenë ata vetë që do të vendosin për të ardhmen e tyre dhe  se zgjidhja e ofruar do të jetë në përputhje të plotë me vullnetin e tyre politik për pavarësi dhe sovranitet të plotë.
Emisarë dhe ndërmjetës të bashkësisë ndërkombëtare në negociata nuk pushojnë që prej Kosovës të kërkojnë “fleksibilitet”në lidhje me decentralizimin,ruajtjen e trashëgimisë së përmendoreve serbe dhe të drejtat politike të pakicave,pa vra mendjen se këto çështje “nuk janë thjeshtë teknike”siç deklarojnë ata,por se ato “drejtëpërsëdrejti prekin në statusin e Kosovës” dhe për pasojë, modelet e ofruara të administrimit të Kosovës do të mund të krijonin një mentalitet të ri “vartësie”;një suspendim të ushtrimit të pushtetit në dy fusha shumë të rënëdësishme të shprehjes së tij(gjyqësi dhe polici);një pamundësi të shtrirjes së kontrollit në një pjesë të territorit,gjendje këto nga të cilat do të mund të krijohej ndjenja e të qenit shtet,pa mundësinë e funksionimit të plotë të tij.