(Fjalë e mbajtur në Konferencën Evropiane të Lider shipit”Parimet dhe Praktikat për Sigurinë dhe Paqen e Qëndrueshme në Kosovë dhe Ballkan, Prishtinë,28 e 29 maj 2012)
Fjalën time po e filloj në mënyrë të pazakontë. Nuk më duket normale që në një mjedis ku flitet për paqen, të ndihem i shqetësuar, por se jam i shqetësuar është realitet, sepse edhe mua, po sikurse edhe parafolësit, më kërcënon rreziku që ose “të dialogojë me vetveten ose te flas në veshë të shurdhër. Katër vjet më parë, në vitin 2008, nga i njëjti organizator në Prishtinë mbahej seminari “Sfidat e paqes në Kosovën  e re”. Me atë rast pata  bërë një shkrim me titull “Deri kur  do të flasim me vetveten”,duke iu përgjgijur pyetjes “Pse ‘heshta’ në Seminarin “Sfidat e paqes në Kosovën e re”. 

 

 

Pata përmendur pesë arsye. E para, kisha përshtypjen se
fjalët shumë të mira dhe mesazhet”në emër”dhe “në adresë”
të paqes u dërgoheshin atyre që nuk ishin brenda në sallë.
E dyta, kisha përshtypjen sikur prej nesh po kërkohet të
shprehim ndjesë, pa vrarë mendjen se nuk mund të ndryshonim
as vendet dhe as rolet, sepse këtë nuk na lejonin”gjurmët e dorës”.
E treta, kisha përshtypjen sikur ne vazhdonim përpjekjet për “t’u dë-
shmuar” besnikë ndaj atyre që nuk na besonin fare, edhe pse e kishin
provuar “fqinjësinë tonë”.
E katërta, kisha përshtypjen se sa më shumë që bënim koncesione,
edhe më shumë kërkohej prej nesh dhe ne e pësonim.
E pesta, kisha përshtypjen se sikur prej nesh kërkoheshin “prova të
reja”, edhe pse gjatë historisë ishim dëshmuar si popull dhe si komb
paqedashës. I prirur që t’i shmangem stereotipeve dhe klisheve në
paraqitjet publike; i prirur që fjalës sime publike t’i pa-
raprijë një aforizëm, për sot kam përzgjedhur atë se
përgjegjësi është të bësh atë që s’duhet të bësh,
ndërsa papërgjegjësi është të mos bësh atë që duhet
të bësh;i prirur që në fjalinë e parë të shpreh mendim-
in e fundit për temën që debatohet, edukimin për
paqe dhe siguri i konsideroj si vlerë të një shoqërie  që
pretendon të ndërtojë një qeverisje të mirë, një jetë
të begatë për njerëzit që jetojnë në të dhe një ambient
për fqinjësi të mirë, ku e “keqja e njërit nuk duhet të kon-
siderohet si e mira e tjetrit”, ku afria  nuk mund të ndërtohet
pa mirëkuptim të tyre dhe ku “dënimi i rrënjës së keqe” në
raportet në mes tyre mund t’i trasojë rrugët e jetës së për-
bashkët sipas parimit“Të jetosh bashkërisht do të thotë të
jetosh në mënyrë të barabartë, sepse vetëm të barabartët
mund të jetojnë bashkërisht”, edhe në Kosovë, edhe në Serbi,
edhe në Maqedoni dhe kudo tjetër në Ballkanin e tensionuar.
E konsideroj temë shumë aktuale dhe shumë të qëlluar në mo-
mentin nëpër të cilin po kalon Kosova; e konsideroj konferencë
me interes, në të cilën u dëgjuan dhe u dërguan shumë mesa-
zhe “në emër” dhe në“adresë” të sigurisë dhe të paqes, edhe
pse ndonjëherë jam me përshtypje sikur po flasim me vetveten, pa
emra dhe  pa adresa të atyre që u dërgohen  mesazhet dhe të cilët,
si rregull,mungojnë në këto debate. 
Kosova është vend shumë i qëlluar për të biseduar për “Parimet
dhe Praktikat për Sigurinë dhe  Paqen e Qëndrueshme në Kosovë
dhe Ballkan”.
Duke iu referuar edhe panelit të parë mbi “Paqebërjen dhe ndërti-
min e Paqes në Ballkan- Rrugëne Kosovës drejt shtet-formimit”,
tema për “Sigurinë e Qëndrueshme në Ballkan-parakushtet për
zhvillim dhe integrim në BE”,së bashku me dy temat e rezervuara
për nesër, ndihmojnë shumë për të kërkuar dhe për të gjetur
të vërtetën dhe për ta njohur atë në një mjedis që historiki-
sht ka përjetuar shumë ndrydhje dhe shkelje të të drej-
tave të një etnikumi, që ka kaluar nëpër procese  më
antipode kundruall njerëzimit, ku është atakuar ekzisten-
ca e  njerëzve të një etnie, ku janë “përligjur” masa  që
kanë atakuar trashëgiminë etnike, ku janë ndërmarrë
veprime dhe janë nxjerrë akte që kanë synuar shtypjen
e vullnetit politik të shumicës dominuese të një etnie në
hapësirën e saj.Kosova është një vend i banuar me shumi-
icë shqiptare dhe ky është fakt. Serbët thonë se Kosova
është “djep i shtetit serb”dhe ky është një mit, e jo realitet.
Nuk ka dhe nuk mund të ketë dy të vërteta për Kosovën.
Eshtë koha e njohjes së të vërtetës së vetme. Nuk mund të
ketë dy bindje për një të vërtetë. Eshte koha ta thrrasim ar-
syen. Alfabeti nuk fillon rastësisht me shkronjën a, sepse  me
a-në  fillon dhe arsyeja.
Njohja e së vërtetës është rruga e vetme e daljes nga ngërçi.
Kriteri i së vërtetës nënkupton vlerësimin, d.m.th., gjykimin
dhe mjetin për të kontrolluar vërtetësinë ose gënjeshtrën e
një  pohimi, hipoteze,teorie, pra dhe një parimi.
Për derisa njëra anë vazhdimisht shantazhon dhe injoron, ana
tjetër përherë bën përpjekje për “t’u dëshmuar besnike”ndaj atyre
që fare nuk besojnë në ta, edhe pse e kanë provuar fqinjësinë me ta,
pa vra fare mendjen se me këtë nënçmojnë, përulin dhe poshtërojnë
anën tjetër.
Asnjëherë më parë, më shumë se sot, ky mjedis nuk ka ndie nevojën
për siguri të qëndrueshme. Asnjëherë më parë, më shumë se sot,
shqiptarët e Kosovës, edhe pse shumë të vuajtur dhe të përvuajtur në
të kaluarën, nuk kanë shprehur më shumë gatishmëri për të kultivuar
paqen,qoftë edhe me koncesione të mëdha për të ardhmen e tyre,duke
pranuar edhe “lirinë e mbikëqyrur”, edhe “pavarësinë e varur”.Duke u
pozicionuar në anën e miqësorit, e jo armiqësorit,duke mos pretenduar
gllabrime tokash të të tjerëve, por duke i mbrojtur të vetat prej të huajve,
shqiptarët kërkojnë që problemet të shtrohen ashtu si janë dhe të zgji-
dhen ashtu si duhet.
Kosova ka kaluar nëpër një periudhë kohore që ishte shumë e rëndë
dhe e dhimbshme. Ka shumë kujtime të hidhura  nga ajo kohë, prandaj
dhe nevojitet shumë kohë për të krijuar ambient të përshtatshëm për
pajtim, edhe pse shqiptarët i mbajnë “dyert e hapura”. Dyert më së
miri “mbyllen” nëse ngelin të hapura. Shqiptaët i mbajnë të hapura.  
Falja nuk është vetëm një fjalë goje. Eshtë një proces i cili
“zgjatë dhe merr shumë kohë”, por që kërkon edhe respekt
dhe njohje reciproke,edhe vullnet dhe bashkëpunim të ndër-
sjellë. Serbisë sot i mungojnë, në raport me Kosovën, edhe
respekti edhe njohja reciproke, edhe vullneti edhe bashkëpuni-
mi i ndërsjellë.
Eshtë vështirë të falësh dhe të pajtohesh me atë që të ka
shkaktuar dhimbje dhe vuajtje te vazhdueshme. 
Këshilla që duhet të mbajmë para vetës është se askush nuk
mund të na ofrojë sigurinë, përveç se ne vetë, duke pasur pa-
rasysh se vetëm siguria thellon dhe forcon paqen dhe se kjo ka
rëndësi për njerëzimin sikurse tharmi për bukën.
Të deklarosh sigurinë nuk është problem. Problemi është të
dish parimet mbi të cilat ndërtohet ajo. Parakusht është të
ndërtosh vetëdijën për sigurinë. Kjo varet  nga gatishmëria
që njerëzit:
së pari, të kuptojnë dhe të mësojnë për sigurinë;
së dyti, të kuptojnë dhe ta duan jetën në siguri;
së treti, të kuptojnë mënyrën e kultivimit të sigurisë;
së katërti, të mësojnë rregullat e sjelljes në siguri.
Qëndrimi i njerëzve ndaj sigurisë duhet të jetë qëndrim
ndaj diçkaje që duhet kultivuar, e jo ndaj diçkaje të huaj,
të imponuar.
Më mire është të vdesësh për paqe, se të jetosh për
luftë.
Vetëm paqja nuk i nënshtrohet vdekjes. Paqja është e
nevojshme jo vetëm për funksionimin normal të jetës,
por edhe për sigurimin e saj.
Nëse dikush do të arrinte t’i bënte njerëzit e sigurt, kjo
do të mund të ishte vetëm paqja.
Porosia
E para, në kohën e shumë kundërthënieve, konfuzioneve
dhe konflikteve, sot janë të pashmangshme nevojat  për të
komunikuar konceptet, nocionet dhe kategoritë themelore
të sigurisë.
      E dyta, jepini pushtetin në duar atyre që duan sigurinë.(Ser-
      bia lëshoi shansin që ta bëjë këtë).Zgjedhjet presidenciale
      në Serbinuk dërguan mesazh të mirë në Bruksel. Vështirë
     se mund të parashikohet ndryshimi i kursit ndaj Kosovës,edhe
     më pak njohja e saj nga Serbia.
    E treta, është më lehtë të mbash fjalim për sigurinë, se të
    mbash fjalën se do të punosh për të.
    Eshtë lehtë të thuash po. Më vështirë është të guxosh për
    të eliminuar“rrënjet e së keqes”, duke ju përmbajtur parimit:” jo
    për të ringjallur tensionetë reja”, por për t’i parandaluar ato.
    Natyrisht se “dënimi i rrënjëve  të së keqes është i detyrueshëm
    për të gjithë”.
    Një këshillë duhet mbajtur përpara: zgjate dorën nëse ke kujt t’ia
    zgjatësh.
    Nëse do të përsërisnja një porosi për Federatën Universale për Paqen
    nga fjala ime në Konferencën “Konsolidimi i Paqes në Kosovë dhe në
    Ballkan”, të mbajtur në Prishtinë më 31 maj 2008, do të theksoja se ajo,
    natyrisht  vetëm figurativisht, do të duhej ta ndryshonte alfabetin dhe si
    shkronjë të parë të përdortep-ën, që identifikon paqen dhe si shkronjë
    tëdytë s-ën, që sinjifikon sigurinë.
    Paqa dhe siguria janë parakusht për rrumbullakimin e rrugës së Kosovës
    drejt shtet-formimit, por dhe anasjelltas: rrumbullakimi i shtet-formimit ga-
    ranci   për stabilitetin në Kosovë dhe në Ballkan dhe më shumë: për
    zhvillimin e mëtejshëm dhe integrimin e saj në BE. Tensionet që e kanë
    burimin në veriun e saj nuk janë pengesë vetëm për paqen dhe sigurinë
    në Kosovë, por edhepër Ballkanin përgjithësisht.
    Kosova mund të shërbejë si shembull i mirë i shtetbërjes me përkrahjen
    e Shteteve të Bashkuara dhe të fuqive të mëdha evropiane.Por, në rast të
    mosmbështetjes së mëtejshme, në Kosovë mund të konzervohet
    një “konflikt  i ngrire”.
    Megjithatë, dihet për pengesat dhe për shkaqet dhe për shkaktarët e tyre.
    Nëse i dimë shkaqet, pse nuk merremi me luftimin dhe menjanimin e tyre.
    Nëse i dimë shkaktarët,pse nuk i privojmë nga mundësia që të involvohen
    në jetën tonë.
    Këto janë dy nga më shumë pyetje që mund të shtrohen, ndërkohë që
   e kemi gojën plot siguri e paqe.
   Po e mbyll fjalën time me aforizmin se dashuria ndaj paqes fillon kur pushohet
   të flitet për luftërat.
   Ndoshta, edhe me një aforizëm tjetër. Ka gjëra për të cilat pendohemi
   Përpara se t’i kemi bërë. Por, megjithate, i bëjmë.