Në Shqipëri u mbajtën zgjedhjet parlamentare. Rezultati i tyre çoi në ndërrimin e partive në pushtet.Cila do të jetë e nesërmja e shqiptarëve?
Fituesit fërkojnë duart për një të ardhme më të mirë të shqiptarëve dhe shprehen te gatshëm që të marrin përgjegjësinë për këtë. Po cilat janë garancitë?

 

 

Eshtë e qartë se shteti pa pushtet nuk mund të ekzistojë,por është, edhe më e qartë, se “ushtrimi i pushtetit nëpërmjet partisë”, e jo nëpërmjet shtetit, është në kundërshtim me çfarëdo parimi të rendit juridik  dhe të shtetit juridik. Pa rend juridk dhe pa shtet juridik Shqipërisë askush nuk mund t’i sigurojë të ardhme më të mirë.
Partisë në pushtet i duhet një rireshtim në rrafshin kombëtar. Forcat politike mund të dëshmohen dhe do të dëshmohen vetëm atëherë nëqoftëse filozofinë politike “partia para së gjithash” do ta zëvëndësojnë me interesin kombëtar “shteti mbi të gjitha”. Interesat kombëtare nuk ndahen dhe nuk parcializohen. Ndarja dhe parcializimi i tyre historikisht i kanë sjellë dëm popullit  dhe kombit shqiptar.
Për cilën Shqipëri duhet të angazhohen forcat e reja në pushtet?
Për Shqipërinë të cilën e duan sot shqiptarët. Shqiptarët duan:
E para, një Shqipëri të zhvilluar demokratikisht.
E dyta, një Shqipëri  të ngritur politikisht.
E treta, një Shqipëri të pranueshme kombëtarisht.
Suksesi arrihet duke bërë atë që është e nevojshme, e duke mos bërë atë që nuk është e nevojshme.
Shqipëria duhet të ruhet prej politikanëve që hyjnë në politikë për të vetmin qëllim për të marrë prej saj favoret dhe statusin social. Shqipëria ndien nevojën për politikanë që hyjnë në politikë “për t’i dhënë asaj idetë, konceptet dhe alternativat”. Të parët i ka më bollëk, të dytët i mungojnë.
Vetëm demokracia e mirë e bën demokracinë e mundshme. Qeverisja e mirë është e nevojshme jo vetëm për funksionimin normal të një sistemi, por edhe për sigurimin e zhvillimit të tij.Të qeverisësh mirë do të thotë të pushtetosh mirë. Ekziston një mendim i urtë në të cilin tuhet se”ai që dëshiron të pushtetojë botën, le të mësojë të pushtetojë veten”. Prandaj, ai që pretendon të jetë “pushtetar i mirë” në Shqipëri duhet t’i kushtojë vëmendje më shumë “të mirëes së përgjithshme”se “të mirës së vet”. Nëse pushtetari do që “njerëzit të flasin mirë për të”, ai nuk duhet të flasë “për vetën e vet”.
Në Shqipëri fituesit e zgjedhjeve po flasin për “udhë të reja”. Ato udhë mund t’i kërkojë dhe mund t’i gjejë një kalsë politike që do të mund “të përmbushte” hapësirat e krijuara dhe që do të mund “të përgjigjej”në pyetjet e hapura. Atë që nuk do të duhej të lejonin fituesit e zgjedhjeve është “perceptimi i keq i individit”. Nuk do të dëshiroja që një “dobi e perceptuar keq” e individiit të shëndrrohet në dëm të paëpërmisueshëm kolektiv, sepse atëherë nuk do të kishte më dobi as për popullin dhe as për kombin.