Edhe pse zyrtarët e Kosovës shprehen se janë shtjerrur negociatat me Serbinë dhe se nuk do të pranonin edhe një herë tjetër të uleshin në tavolinë,përveç se për  konsulltime me Ahtisaarin,ata i kërcënon rreziku që edhe një herë tjetër të “mos e mbajnë fjalën”,sepse  nuk janë ata që
vendosin, por ata që miratojnë.Fakti që kanë pranuar të hyjnë në negociata për të cilat është ditur vetëm se kur fillojnë,por jo edhe sa do të zgjasin dhe si do të përfundojnë,i kanë vënë “para aktit të kryer”dhe tash ata “dirigjohen”nga Viena.

Domethënia e bisedimeve nuk shprehet vetëm me “shkëmbimin e mendimeve ndërmjet dy a më shumë palëve”për të shqyrtuar një çështje,por edhe për ta zgjidhur atë,”për të arritur një marrëveshje”.Mirëpo,gjasat “për të zgjidhur një çështje” ose “për të arritur një marrëveshje”rreth saj ekzistojnë për derisa pozicionet  e palëve nuk janë të largëta.Në rastin e përballjes së Kosovës dhe Serbisë kemi të bëjmë me pozicione shumë të largëta,prandaj qysh në fillim është  ditur se palët nuk mund të afrohen me bisedime.Pikërisht për shkak të skajshmërisë së pikëpamjeve,bisedimet i kam quajtur një “investim joekonomik”i bashkësisë ndërkombëtare.Edhe në bashkësinë ndërkombëtare kanë qenë të vetëdijshëm se bisedimet nuk do të sjellin ndonjë rezultat.Megjithate,i kanë “ulur në tryezë” të papajtueshmit dhe tash,sërish do “t’i ulin”,pa shpresa se do të pajtohen. Mirëpo,për derisa në raundet e para,bashkësia ndërkombëtare ka synuar të marrë mendimin e palëve,tash ato do të gjenden në mes të trysnisë dhe kërcënimit nga ana e saj  që të pranojnë një zgjidhje që të dyja palëve sikur nuk u pëlqen,por që nuk mund ta refuzojnë.Prandaj,menyja mund të mos u pëlqejë, por të lodhur dhe të uritur,do ta provojnë,me drojen  se kafshata mund “t’u ngelë në fyt”.Vazhdimi i lojës me bisedime ose “koha shtesë”do t’u ndihmojë të dyja palëve që të ripërsërisin performancën e kohës së rregullt,në mënyrë që të shprehen se vazhduan përpjekjet për t’i ndryshuar shifrat,por qe arbitri ai që “kurdisi rezultatin”.Arbitri do të kujdeset që ai rezultat të materializohet,nga të dyja palët.Pra,ndeshja nuk do të përfundojë me fishkëllimën e tij.Do të hapet një kapitull i madh  i detyrimeve për të dyja palët,por edhe për vetë bashkësinë ndërkombëtare që do të vazhdojë misionin në Kosovë.Sfidat me të cilat do të ballafaqohet e ardhmja e Kosovës nuk do të jenë as të lehta dhe as të pamundimshme.Serbët e Kosovës në zgjedhjet e mbajtura për Parlamentin e Serbisë edhe një herë treguan se cilët janë inspiruesit dhe ideatorët e tyre.Edhe në Kosovën e passtatusit do të jetë shumë vështirë t’i shkëpusish  lidhjet që mbajnë me ta.Edhe më vështirë do të jetë po qe se nga pakoja e Ahtisaarit do të bëhet përligjja e atyre lidhjeve dhe po qe se ato do të institucionalizohen dhe po qe se e tërë kjo do të ndodhë në emër të “drejtësisë për të gjithë”.Padrejtësia më e madhe në Kosovë mund të ndodhë nëse drejtësia do të shtrembërohet.Kjo mund të ndodhë nëse nuk do të mirren parasysh realitetet territoriale dhe etnike në Kosovë.Vizatimi i hartave të reja territoriale dhe etnike në Kosovë nuk do të ulë tensionet,por të kundërtën,do t’i çojë ato në pikën më të lartë.Nuk do të dëshironim  që në emër të stabilizimit,të ndodhë destabilizimi.Shqiptarët,edhe ashtu,jetojnë ende shumë të ndarë dhe të copëtuar,po sikurse dhe trojet e tyre që janë të ndara dhe të copëtuara.Ndarjet dhe copëtimet e reja të tyre dhe të territoreve të tyre do të dërgonin sinjale se Ballkani nuk do të qetësohet për derisa secili popull në të  nuk do të vendoset në tokën e vet.