Padyshim se Kosovës pas një periudhe shumë të gjatë të hezitimeve,bashkësia ndërkombëtare,bazuar edhe në rezultatin e negociatave,sado të brishta,ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,po i ofron një dokument i cili pretendon të sugjerojë statusin e ardhshëm politik,juridik dhe ndërkombëtar të saj.Edhe bashkësia ndërkombëtare,më në fund,u ndërgjegjësua se status quoja në Kosovë është e paqëndrueshme dhe se ajo paraqet një pengesë serioze për shumë procese zhvillimore të Kosovës.

Gati tetë vjet prej vendosjes së Kosovës nën Administrimin e Përkohshëm Civil Ndërkombëtar,Kosova u mbajt peng e përmbushjes së standardeve,një pjesë prej të cilave  janë të paarritshme edhe për një numër të vendeve të botës së civilizuar.Kosova për një periudhë relativisht të gjatë u gjend në fokus të zhvillimeve të diplomacisë botërore,por deri më sot,pa ndonjë përpjekje për të profilizuar të ardhmen e saj politike,juridike e ndërkombëtare.Prandaj,Pakoja e Ahtisarit,nga shumë zyrtarë e analistë botërorë,u çmua si një dokument me të cilin hapet pjesa përmbyllëse e përkufizimit të statusit të ri të saj,edhe pse jo në rrugën që ishte ndjekur për ish-republikat e Jugosllavisë që automatikisht do të nënkuptonte deklarimin e lirë të popullit për të vendosur për fatin e tij në të ardhmen.Cështja e Kosovës,nga ana e bashkësisë ndërkombëtare,u shtrua në një dritë tjetër të zgjidhjes së saj që nënkupton një proces nëpër të cilin duhet të kalohet në partneritet të plotë me bashkësinë ndërkombëtare,madje dhe në vartësi të saj.Këtu qëëndron arsyeja që Kosovës paraprakisht, përpara se të deklarohej Kuvendi i saj,t’i vëhen disa kufizime e kushte nëpërmjet të Pakos së Ahtisarit e cila,në formë të një marrëveshjeje,do të ketë supremacionin ndaj aktit më të lartë juridik të Kosovës i cili duhet të jetë në përputhje me të.Cfarë,në të vërtetë,ofron Pakoja e Ahtisarit?Po qe se do të shikoheshin dy anë të medaljes së një propozimi,përmbledhja më e shkurtër e ofertës do të mund të shprehej në këtë mënyrë.Një,rrugën eventuale të shpalljes së pavarësisë,por jo dhe garancinë për qëndrimin konsensual të bashkësisë ndërkombëtare për ta njohur atë;Dy,mundësinë e ecjes nëpër pavarësinë eventuale,por edhe kufizimet e ndieshme të ecjes nëpër të.Së treti,mundësinë eventuale e “të qenët sovran”,por edhe sovranitetin e deklaruar,të përpjestuar me tre.Së katërti,hapjen e procedurës për shfuqizimin e Rezolutës 1244,por jo dhe garancinë për miratimin e një rezolute të re të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.Së pesti,mundësinë e bërjes së Kosovës me kushtetutë dhe me simbole,por jo edhe të drejtën e plotë të saj  për të përcaktuar përmbajtjen dhe zgjidhjet konkrete të tyre.Së gjashti,prani ndërkombëtare  civile,të udhëhequr nga BE-ja,por me ndërhyrje dhe fuqi ekzekutive të Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar.Së shtati,mundësinë e krijimit të një Force të Re të Sigurisë,por edhe shpërbërjen e emblemës së luftës,TMK-së.Së teti,hapjen eventuale të rrugës për anëtarësimin  në mekanizmat ndërkombëtare, por dhe standarde shumë të larta për të realizuar këtë.Së nënti,nivelin më të lartë të mundshëm të administrimit për serbët në komunat e tyre,por edhe decentralizimin asimetrik në vija etnike,mbrojtjen e monumenteve kulturore dhe fetare të një populli a etnie dhe shkallën më të lartë të mundshme të vendimmarjes së pakicave,veçanërisht asaj serbe,në dëm të shumicës dhe të komuniteteve të tjera pakicë.Së dhjeti,shtetësinë e dyfishtë për qytetarët e ish-Jugosllavisë që kanë qenë banorë të Kosovës me 1 janar 1998,por edhe mundësëinë e serbëve për të manipuluar  me dokumente për ta realizuar këtë edhe ata që nuk i përmbushin kushtet,po sikurse edhe privimin nga kjo e drejtë e qindra mijëra shqiptarësh që jetojnë gjithandej nëpër botë.Këto përbëjnë dy anë të medaljes të një propozimi që e bëjnë atë që të mos mund të vështrohet vetëm nga dritat që reflektojnë,por edhe nga hijet  që  zvetënojnë.Prandaj,porosia është shumë e qartë:interpetimin e dokumentit duhet bërë ashtu siç është,e jo ashtu siç do të dëshironim ta interpretojmë,qoftë për ta mbështetur,qoftë për ta kundërshtuar.Por,para së gjithash dhe mbi të gjitha kujdes:bëhet fjalë për nëjë propozim,e jo për një vendim.