Focus: Do ta pranonit pozitën e Kryetarit të Kosovës për ta drejtuar, nëse u ofrohet, ani pse ju keni qenë gjithmonë “opozitar’ i kësaj mënyre të qeverisjes në Kosovë, sidomos nën mandatin e UNMIK-ut, “prodhim” i së cilës është edhe Korniza Kushtetues ne bazë të secilës do te duhej të veproni?

      


    Eshtë e vërtetë se kam mbajtur dhe se vazhdoj të mbaj një “qëndrim opozitar” ndaj një mënyre të tillë të qeverisjes e cila u dëshmua si joproduktive, ndërsa sa i përket pyetjes se a do ta pranoja apo jo një detyrë, si atë të kryetarit të Kosovës, për derisa nuk është formatizuar ndonjë propozim, nuk e konsideroj, as oportune dhe as produktive, të përgjigjem në të, edhe pse “midis rreshtave”nga përgjigjet e mia në këtë intervistë, lexuesit e kujdesshëm do ta gjejnë përgjigjen. 

 

    Focus: Akademik Stavileci, periudha e negociatave shtesë prej 120 ditëve përfundoj. Çfarë do të jenë apo si mendoni se do të zhvillohen ngjarjet rreth të ardhmes politike të Kosovës?

 

    Focus: Edhe pas 120 ditëve bisedime ende ekzistojnë ndarje në qëndrimin e faktorëve ndërkombëtare, ShBA-ja që deklarohet pro pavarësisë, BE-ja me e unifikuar rreth idesë për pavarësi të Kosovës dhe Rusia e cila kundërshton pavarësinë, ndërkohë që çështja ka shkuar përsëri në KS të OKB-së. Në këtë situate, prisni vendim për statusin e Kosovës jashtë sallës së KS të OKB-së?

 

    Focus: Deklarimi ndërkombëtar, se duhet të shtyhet zgjidhja e statusit të Kosovës është zëvendësuar me deklarimin e ri, se duhet të shtyhet shpallja e pavarësisë. E konsideroni këtë si një arsye të re për ta zvarritë edhe disa kohë definimin e statusit të Kosovës?

 

    Focus: Shqiptarët janë zotuar se nuk do të presin më dhe se do të ecin përpara me shpalljen e pavarësisë së njëanshme. Jemi gati dhe të përgatitur për ta marre këtë hap?

 

    Focus: Kur themi të përgatitur, mendojmë se a është gati Kosova për ta shtrirë sovranitetin dhe qeverisjen e saj mbi tërë territorin e Kosovës apo këtu fillon edhe vështirësia e funksionimit të shtetit të pavarur të Kosovës?

 

    Focus: Serbia çdo ditë kërcënon se do të ndërhyjë për ta mbrojtur Kosovën, nëse Kosova shpall pavarësinë. A ekziston rrezik real që të futemi edhe në një konflikt të ri?

 

    Focus: Shpesh kemi dëgjuar data dhe deklarime, se kur Kosova do të duhej të shpallte pavarësinë. Ju, çfarë mendoni, kur duhet të merret ky vendim dhe çfarë nuk është arritur që duhet pritur ende?

 

    Focus: Zgjedhjet përfunduan në Kosovë, por tani është aktuale çështja e krijimit të koalicionit qeverisës. Kush mendoni se do të mund të jenë partnerët në qeverisjen e ardhshme të Kosovës?

 

    Focus: Në këto kombinacione qeverisëse, është përmendur edhe emri i juaj si një personalitet që mund të jetë konsensual për pozitën e Kryetarit të Kosovës. Keni marr ndonjë ofertë të tillë nga ndonjë parti politike?

 

    Focus: Do ta pranonit pozitën e Kryetarit të Kosovës për ta drejtuar, nëse u ofrohet, ani pse ju keni qenë gjithmonë “opozitar’ i kësaj mënyre të qeverisjes në Kosovë, sidomos nën mandatin e UNMIK-ut, “prodhim” i së cilës është edhe  

Korniza Kushtetues ne bazë të secilës do te duhej të veproni?

 
       Përgjigjet

 

1.120 – ditëshi i vazhdimit të negociatave vetëm sa verifikojë se vetë negociatat qenë një “investim joekonomik” i bashkësisë ndërkombëtare për “të pajtuar” të “papajtueshmit”. Njëkohësisht qenë edhe një  “investim i gabueshëm”për shkak se “detyruan” Kosovën që “të ulet në tavolinën e bisedimeve”pa një “përllogaritje të luftës”, sikur asgjë të mos kishte ndodhur më parë në Kosovë. Me gjithë përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për të arritur “ndonjë rezultat”në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, aty, në fakt, u konfirmua dështimi i diplomacisë botërore, kështu që, në mungesë të një rezolute të re të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, çështja e Kosovës “u kthye në pozicionin zero”, edhe pse zyrtarë perëndimorë zotohen se me “daljen nga agjenda e Këshillit të Sigurimit”, ajo, në të vërtetë, “u çlirua” nga presioni rus dhe u (ri)kthye në mandatin e Evropës. Tash do të jetë  Evropa ajo që “do të menaxhojë procesin”, duke e dërguar  atë, “në drejtimin e duhur”. Megjithatë,ndërkohë, mund të pasojë një adresim i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së nëpërmjet të të cilit mund të mëtohet “t’i hapet rruga vendosjes së Misionit të OKB-së në Kosovë”, mbi bazën e (pa)kontestueshme  juridike të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në këtë mënyrë,  Kosova, “e indinjuar  në Evropën”, për shkak të së kaluarës së saj të hidhur, tash të ardhmen e vet “e mbështet” pikërisht te Evropa dhe “pret sinjalet e saj” për “ta bërë zemrën guri” që “të (ri)shpallë pavarësinë”, jo vetëm “të mbikëqyrur”, por edhe më shumë se “të mbikëqyrur”, për shkak të kufizimeve të mëdha me të cilat “do të shoqërohet” ajo, si pasojë e  Pakos së Ahtisaarit që, me përmbajtjen e vet, nuk korrespondon me pavarësinë dhe sovranitetin në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare.Në fjalorin e të drejtës ndërkombëtare, pavarësia përkufizohet si e drejtë e qeverisjes së lirë dhe të mëvetësishme dhe të vendimmarrjes së mëvetësishme të shtetit në marrëdhëniet ndërkombëtare. Pavarësia, në fakt, paraqet njërën prej të drejtave themelore të shtetit.Ndërsa, sovraniteti paraqet një cilësi të subjektit të së drejtës ndërkombëtare mbi bazën e së cilës cilësi ka pushtetin, është i pavarur nga çdo pushtet tjetër dhe ka pushtetin suprem.

Nuk priten  veprime të nxituara, as të bashkësisë ndërkombëtare, por as të institucioneve të Kosovës,por pritet  “shkallë e lartë e dëgjueshmërisë” së lidershipit të Kosovës “për të ecur” binarëve që “do të trasojë” Bashkimi Evropian. Nëse do të jetë kështu, e ndryshe vështirë se do të mund të ndodhte, çdo parashikim nuk mund të ketë  shkallë të lartë të garancisë, për shkak të rrjedhave të paparashikueshme të procesit që mund të ndikojnë  dhe në epilogun e tij.Ende ka çarje brenda Bashkimit Evropian rreth të ardhmes së Kosovës dhe ky fakt mund të jetë përcaktues në “dinamikën e veprimeve” të mëtejshme.

 

2.Në mungesë të  një rezolute të re të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, “dalja nga situata e komplikuar” po kërkohet   në një “udhë tjetër”, pra, pa një rezolutë të re e cila do ta abrogonte 1244-in.Kjo “rrugë” që,pa fije dyshimi, do të kontestohet nga Rusia, Serbia dhe aleatë të tjerë të saj, mund  të  lë çështje të hapura, me pasoja që do të mund të ndikonin  “në të ardhmen ndërkombëtare të Kosovës”. Po e (ri)kthesojmë në “të ardhmen ndërkombëtare të Kosovës”,  sepse “kjo rrugë” do të mund të komplikonte dhe vështirësonte “sanksionimin juridiko-formal dhe ndërkombëtar” të statusit eventual të ri politik të Kosovës.

 

3.Edhe nëse ekziston vullneti “më i mirë” që çështja e Kosovës” dhe e statusit të saj “të rrumbullakohen” në një të ardhme “sa më të afërt”, procedurat janë të tilla që nuk e favorizojnë “një zgjidhje të menjëhershme”, sado që ajo, edhe ashtu, nuk do “ta dërgonte Kosovën në stacionin e fundit”, por do “ta lënte në sallat e pritjes” për “t’u bërë  një shtet i njohur ndërkombëtarisht”. Kështu mund të ndodhë  edhe me procedurat e “(ri)shpalljes së pavarësisë” nga Kuvendi i Kosovës, nëse ato do të ndjekin dhe presin  “sinjalet e Evropës”. Institucionet e Kosovës do të duhej ta kishin parasysh një fakt: Evropa asnjëherë nuk e ka bërë vetë  hapin e parë, pa e bërë këtë vendet e shtypura.Rasti me Kosovën nuk është dhe nuk do të duhej të përbënte ndonjë përjashtim.

 

4.I keni vendosur dy nënpyetje brenda një pyetjeje. Nuk e mendoj se lidershipi i Kosovës “nuk do të presë”, sepse “është bekuar” që vendimin “t’a koordinojë”me ndërkombëtarët të cilët tash sikur po përpiqen “të korrigjojnë” një gabim të tyre në qasje, me vendosjen e Misionit të OKB-së në Kosovë, në vitin 1999.Kontributi i bashkësisë ndërkombëtare “për çlirimin e Kosovës” atëbotë nuk u shoqërua me “njohjen e pavarësisë së Kosovës”, mbi parimin e vetëvendosjes. Kosova u privua nga kjo e drejtë dhe tash “po  ecë “rrugës në të cilën po e mbajnë për dore” të  tjerët. Institucionet e Kosovës “janë përbetuar” që të    bëjnë atë që thonë qendrat e vendimmarrjes, pa e faktorizuar fare popullin si “nxitës të procesit”.Ky ka qenë parimi i veprimit të lidershipit të Kosovës deri më sot dhe nuk besoj që ai lidership “të marrë  guximin” që “të ndryshojë” mendje nesër.

 

5.Rezervat e mia më të mëdha ndërlidhen pikërisht me (pa)mundësinë e shtrirjes së qeverisjes në pjesën veriore të Kosovës,si pasojë e decentralizimit të mveshur me “petkun etnik”  fakt ky, që edhe pavarësinë eventuale do ta bënte  të gjymtuar. Kosova nuk do të ketë sovranitet të plotë as në “territorin e çliruar”, për shkak të pranisë relativisht të theksuar të Bashkimit Evropian, por edhe për shkak të kompetencave shumë të gjera në të ashtuquajturat “komuna me shumicë serbe” në “brendi të atij territori”,  e lerë më “të llogarisë” në sovranitetin e saj në atë pjesë të territorit, ku prej vitit  1999, institucionet e saj nuk kanë  pasur asnjë kontroll.E kam shprehur, në disa paraqitje të mia publike, se hendikepi i negociatave, ndër të tjera, ishte edhe për shkak të mossigurimit dhe mosgarantimit të  shtrirjes së qeverisjes së institucioneve të Kosovës në pjesën veriore të saj.Kam përshtypjen se as bashkësia ndërkombëtare dhe as institucionet e Kosovës nuk kanë ndonjë program se si do të mund të siguronin zbatimin e ligjit unik të Kosovës në pjesën e territorit të Kosovës, ku Beogradi zyrtar është “zëri i vetëm” dhe ku për banorët serbë ka hapur “zyra ministrore”.Pa sigurimin e zbatimit të ligjit unik të Kosovës në gjithë territorin e saj, pavarësia eventuale e Kosovës do të ishte shumë e lëndueshme dhe do të shoqërohej me “shkallë të lartë të invaliditetit” të saj.Pra, pavarësia do të duhej “të bëhej e painvalidueshme”.

 

6.Bashkësia ndërkombëtare më shumë se për “ndryshimin rrënjësor të gjendjes” është e përqëndruar në “ruajtjen e stabilitetit”. Prandaj, varet se çka kuptohet  me konflikt: “destabilizim i gjendjes” apo më shumë se ky, sepse ai mund të shpërfaqet në përmasa të ndryshme.Përmasat e konsiderueshme të konfliktit nuk mund të përjashtohen, po sikurse që nuk mund të përjashtohen as  veprimet që do “të izolonin zonat serbe” nga “territori i pavarësuar” dhe ato, pa asnjë dyshim, do “të merreshin në mbrojtje të  ndërkombëtarëve.Intensiteti dhe shkallëzimi i konfliktit eventual  do të varen nga gatishmëria e bashkësisë ndërkombëtare “për t’iu bërë ballë” provokimeve që mund të prodhojnë ato. Krijimi  i destabilitetit do të mund të ishte  “pika e parë” në agjendën e serbëve në “përballjen e tyre” me pavarësinë eventuale të Kosovës, nëse nuk do të merrnin “vendime të tjera” me të cilat do ta injoronin fare statusin e ri politik të Kosovës. 

 

7.Eshtë “humbur” shumë kohë, si pasojë e hamendjeve dhe hezitimeve të bashkësisë ndërkombëtare .Ajo nuk “ i ka shtrënguar dhëmbët” në “kohën dhe në mënyrën e duhur” ,po sikurse që edhe institucionet e Kosovës nuk kanë bërë “presionin e duhur” në të. Edhe ndërkombëtarët, edhe vendorët, kanë përdorë “një fjalor”.Eshtë zvarritur procesi.Kanë ndodhur shtyrje, vonesa, ngecje dhe janë shkaktuar paqartësi.  Disa herë është deklaruar se “kjo është shtyrja e fundit”, ndërkohë që ato shtyrje kanë ndodhur me pretekste të ndryshme.Së pari, zgjidhja qe paralajmëruar për pranverë, e pranvera “iku” pa “e shijuar bukurinë e saj”.Së dyti, zgjidhja qe paralajmëruar për verë, e vera “iku në thatësi të madhe”.Së treti, kremtat u paralajmëruan për fundvitin, por edhe festat e këtij fundviti po ikin “pa festuar”.

 

8.Nuk do të dëshiroja të preokupohesha shumë me “matematikën e qeverisjes”,as me skemat mbi bazën e të cilave ajo do të duhej të vendosej  në Kosovë, sepse e tëra do të mund t’i ngjante “mbajtjes së leksionit”. Mirëpo, një gjë dëshiroj  ta shpreh  lidhur me zgjedhjet. Zgjedhjet nuk i zgjidhin problemet, por i zgjedhin vetëm njerëzit që “do të angazhohen për zgjidhjen e tyre”. Porosia ime e vetme mund të jetë:  postet të ndahen, sipas aftësive, e jo sipas partive. Kosova ndien nevojën për kuadër të kualifikuar i cili, nëpërmjet të konkurrencës, do të mund të nxirrte “në krye të qeverisjes” ata që do të mund të kontribuonin për Kosovën dhe të ardhmen e saj.Duhet të kemi parasysh se as pavarësia eventuale nuk do të përbënte  “ilaçin  e vetëm” për t’i përballuar problemet në Kosovë. Kosova do të përballet me një “mal problemesh”, prej atyre ekonomiko-sociale, e deri te ato politike.Prandaj, Kosovës i duhen projekte, bartës të tyre, afate konkrete për realizimin e tyre  dhe mjete që do të mbështesnin ato projekte.Kosova ndien nevojën për “të ecur përpara”, e jo për “të ngecur në vend” ose “për të stagnuar”.

 

9.Emri im është përmendur dhe unë atë e kam përjetuar si një konsideratë ndaj punës sime, me gjithë se asnjë ofertë nuk është bërë konkrete.Por, në “malin e kombinimeve” partitë, përpara se të angazhohen për “qeverisje konsensuale” e preferojnë  “ ndarjen e kulaçit mes vete dhe për vete”. Edhe me një herë tjetër e kam thënë se të ashtuquajturit “të pavarur” janë, në fakt, “më të varurit”. Mua “nuk më pengon”ai trajtim. Vazhdoj të bëj punën time dhe të bëj porosi për rrjedhat e proceseve.Eshtë çështje tjetër se sa “më  kuptojnë”ata të cilëve u  adresoj  ato porosi ose  sa “janë  të gatshëm” që “të miratojnë” ndonjërën prej tyre.

 

10.Eshtë e vërtetë se kam mbajtur dhe se vazhdoj të mbaj një “qëndrim opozitar” ndaj një mënyre të tillë të qeverisjes e cila u dëshmua si joproduktive, ndërsa sa i përket pyetjes se a do ta pranoja apo jo një detyrë, si atë të kryetarit të Kosovës, për derisa nuk është formatizuar ndonjë propozim, nuk e konsideroj, as oportune dhe as produktive, të përgjigjem në të, edhe pse “midis rreshtave”nga përgjigjet e mia në këtë intervistë, lexuesit e kujdesshëm do ta gjejnë përgjigjen.