(Fjalë e përmbledhur  në debatin e Forumit të ekspertëve dhe profesionistëve, në Pejë më 9 maj 2008)

Qasja

E kemi deklaruar shtetin. Pyetja që shtrohet para nesh është : si ta bëjmë atë? Shpallja e pavarësisë nga ana e Kuvendit të Kosovës, më 17 shkurt 2008, është një akt i pakthyeshëm dhe i paanulueshëm.Sado që na shqetëson mosnjohja ende, nga një numër i madh shtetesh, i pavarësisë së Kosovës, duhet të kemi parasysh se mosnjohja “nuk është fakt i kryer dhe i përhereshëm”.Natyrisht se do të duhej të punohej dhe të lobohej më shumë për rritjen e numrit të vendeve që do ta njohin shtetin e Kosovës.

 



Vështirësitë dhe kufizimet

 

Vështirësitë në bërjen e shtetit të Kosovës janë të mëdha.Ato janë kryesisht pasojë e ushtrimit të kufizuar të sovranitetit.Eshtë Plani i Ahtisaarit, i përfshirë në Kushtetutën e Kosovës, ai që përbën bazën për kufizimin e sovranitetit. Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar do të jetë autoritet i fundmë në interpretimin e Planit të Ahtisaarit. Prandaj, Deklarata e Pavarësisë ishte, në fakt:

Një “përshkrim i obligimeve  që merr shteti nga Paketa e Ahtisaarit”;

Një “akt i kufizuar me kushte, obligime, dhe rezerva, shumica e të cilave kanë të bëjnë me pakicën serbe”;

Një “dokument i përmbushur me përkushtime për konsultime, respektim e dëgjim ndaj ndërkombëtarëve”.    

 

Difektet e Kushtetutës

 

Po veçojmë tri nga më kryesorët.

 

E para, shprehja e Kosovës si “shoqëri multietnike”, përkundër strukturës etnike dhe demografike të popullatës;

 

E dyta, tkurrja e entitetit kombëtar shqiptar, me heqjen dorë ose fshirjen nga kujtesa  e vlerave të trashëguara kombëtare.(Duhet të na shqetësojë fakti se në protestën e djeshme të “Vetëvendosjes”, më sa arrita t’i kapë dy skajet e ekranit, nuk vërejta asnjë flamur të shtetit të Kosovës!);

 

E treta, ndalesat që i bëhen Kosovës, si “shtet sovran”, për bashkim me një shtet tjetër ose pjesë të një shteti tjetër, një qëndrim politik i bashkësisë ndërkombëtare që, padyshim, nuk do të mund t’i qëndrojë kohës. 

 

 

 

 

Sfidat

 

Ndër më shumë sfida, po ndalemi te tri prej tyre.

 

Së pari, në statusin që paraqet sfidë më vete.

 

Së dyti, në paqartësinë e autoriteteve në Kosovë.

 

Së treti, në shumësinë e autoriteteve.

 

Së katërti, tranzicioni ekonomik.

 

Sfida më e madhe do të jetë shtrirja efektive e pushtetit në gjithë territorin e Kosovës dhe zbatimi unik i ligjit në të.Për pasojë, mund të ndodhë krijimi i një regjimi të veçantë të administrimit për territoret e banuara me serbë.

Paqartësia e autoriteteve mund të krijojë dy realitete paralele të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, me pasojë mungesën e koordinimit të tyre dhe dobësimin e funksionimit shtetëror të Kosovës.

Paqartësia e autoriteteve në Kosovë mund ta detyrojë Kosovën që më shumë të merret me interpretimin se  me ndërtimin e rendit juridik.

Edhe pse, me vokacion, nuk jam ekonomist, më shqetësojnë problemet që e shoqërojnë tranzicionin ekonomik, veçanërisht:

 

Një, niveli shumë i ulët i zhvillimit ekonomik.

 

Dy, Struktura e pavolitshme ekonomike.

 

Tre, Sektori i dobët publik.

 

Sfidat e zhvillimit ekonomik shtrihen në kërkesat për:

 

”Rritjen ekonomike”;

 

”Frenimin e trendit të papunësisë”;

 

”Frenimin e diferencave në zhvillimin ekonomik regjional brenda Kosovës”;

 

”Reduktimin e diferencave në zhvillim me vendet në regjion dhe me vendet evropiane”.

 

Strategjia

 

Kujdes i veçantë duhet t’i kushtojmë prioritizimit strategjik, dhe atë strategjisë:

 

”Si koncept”.

 

”Si përmbajtje”.

 

”Si proces”.

 

”Si pjesëmarrje”.

 

”Si perspektivë”.

 

Me fushat prioritare:

 

Arsimi.

 

Shendetësia.

 

Infrastruktura.

 

Konsiderojmë se janë tri shtylla më kryesore të strategjisë:

 

A.”Rritja ekonomike”.

 

B.”Reforma institucionale”.

 

C.”Mirëqeverisja”.

 

Objektivat e Kosovës së pavarur( aspekti juridik)

 

Do të përqëndrohemi në tri objektiva qëndrore.

 

(1)Ndërtimi i institucioneve dhe ngritja e efikasitetit të sistemit, me :

 

-”Shtrirjen e dorës” nga shtetet me përvojë;

 

-Ndërtimin e „shtetit konkurrent“.

 

(2)Krijimi i shtetit demokratik, me :

 

-Përqafimin e vlerave të demokracive perëndimore(zgjedhjet e lira; ushtrimi i pushtetit nga shumica; respektimi i opozitës; kushtetutshmëria dhe garancitë e të drejtave themelore);

 

(3)Krijimin e shtetit të së drejtës, me :

 

-Mosushtrimin e pushtetit në mënyrë arbitrare e abusive;

 

-Nënshtrimin ligjeve(edhe nga vetë organet e pushtetit);

 

-Zbatueshmërinë e normave juridike;

 

-Burimësinë e fuqisë dhe autoritetit të shtetit nga ligji;

 

-Përfshirjen e vlerave demokratike në mekanizmat juridikë;


-Funksionimin e mekanizmave dhe të kontrollit në zbatimin e normave jurdiike;

 

-Pavarësinë e pushtetit gjyqësor;

 

-Qeverisjen demokratike.