(Fjalë e mbajtur në Forumin e ekspertëve dhe të profesionistëve  në Prizren, më datë 30 maj 2008)
Duke iu shmangur shabloneve në paraqitjet publike për Kosovën, kësaj rradhe përzgjodha dhjetë pyetje të cilat kërkojnë përgjigjen e ekspertëve dhe të profesionistëve.

 

 

PYETJA E PARE:KEMI DEKLARUAR SHTETIN.SI TA BEJME ATE ?
KEMI ECUR NEPER NJE RRUGE “KU NA KANE DERGUAR TE TJERET”. A KISHIM RRUGE TJETER ?
SI PERGJIGJE NE KETE PYETJE, JANE TE PASHMANGSHME KETO PESE PIKEREFERIME TE CILAT I KEMI THEKSUAR EDHE NDONJEHERE TJETER :
NJE, NE KONFLIKTET NDERETNIKE ”VESHTIRE GJINDET NJE ZGJIDHJE IDEALE”.
DY,STATUSI ”ESHTE SUGJERUAR DHE ESHTE MBESHTETUR” NGA QENDRAT E DIPLOMACISE EVROPIANE DHE BOTERORE.
TRE, NE RAST TE  MOSPRANIMIT TE PROPOZIMIT, ”DO TE MUND TE KERCENONTE RREZIKU I  PERJETESIMIT TE KONFLIKTIT”.
KATER, PA NDIHMEN E NDERKOMBETAREVE, SHQIPTARET NUK DO TE MUND TA PERBYLLNIN KAPITULLIN E KOSOVES „ME PAVARESI DHE SOVRANITET TE PLOTE DHE MENJEHERE“.
PESE,KISHIM TE BEJME „ME OFERTEN E PARE NDERKOMBETARE PER TE ARDHMEN E KOSOVES“.
PYETJA E DYTE: PSE ESHTE I RENDESISHEM AKTI  I „SHPALLJES SE PAVARESISE“ ?
SE PARI, SEPSE E VENDOS KOSOVEN ”NE  NJE RAPORT TJETER KARSHI SERBISE”.
SE DYTI, SEPSE NJOHJA E PAVARESISE ESHTE ”NJE FAKT I PANDRYSHUESHEM DHE JURIDIKISHT I PAANULUESHEM”.
SE TRETI, SEPSE KOSOVA, PER SHTETIT QE E NJOHIN DHE QE DO TA NJOHIN, ESHTE DHE DO TE JETE EFEKTIVISHT NJE SHTET I PAVARUR, ”ME QEVERI TE VETEN DHE TERRITOR TE PERCAKTUAR”.
SE KATERTI, SEPSE KOSOVA EFEKTIVISHT DALENGADALE DO TE SHNERROHET NE ” AKTOR TE POLITIKES NDERKOMBETARE”.
CFARE DUHET TE KIHET PARASYSH NE LIDHJE ME PYETJEN E DYTE?
SE MOSNOHJA( ENDE ) NGA NJE NUMER I MADH SHTETESH, ”NUK ESHTE FAKT I KRYER DHE I PERHERSHEM”.


STATUSI DHE NJOHJA E TASHME E KOSOVES

PYETJA E TRETE: SI MUND TE KUALIFIKOHET STATUSI I DHE NOHJA E TASHME E KOSOVES?
SI ”SHTET PA SOVRANITET”, SI ”NJOHJE PA PUSHTET”.
E PARA, PER SHKAK TE USHTRIMIT TE BRENDSHEM TE SOVRANITETIT, KOSOVA DO TE JETE E KUFIZUAR NE „NJE NUMER DIMENSIONESH“.
E DYTA, PER SHKAK SE PERFAQESUESI CIVIL NDERKOMBETAR DO TE JETE „PUSHTET KRYESOR“ PERSA I PERKET CESHTJEVE TE „INTERESIT VITAL“DHE DO TE KETE AUTORITETE TE GJERA EKZEKUTIVE QE DO TE JENE SUPERIORE KARSHI ORGANEVE TE ZGJEDHURA TE KOSOVES“.
E TRETA, PER SHKAK SE PERFAQESUESI CIVIL NDERKOMBETAR DO TE JETE AUTORITET I FUNDME NE INTERPRETIMIN E PLANIT TE AHTISAARIT.
CFARE DUHET TE KEMI PARASYSH NE LIDHJE ME PYETJEN E TRETE ?
SE KUFIZIMI I SOVRANITETIT KA PER BAZE PLANIN E AHTISAARIT, PO SIKURSE QE NE BOSNJE KA MARREVESHJEN E DAYTONIT.
KJO ESHTE ARSYE E MJAFTUESHME QE TE QARKULLOJE MENDIMI SE KOSOVA MUND T’I PERNGJAJE BOSNJES, E NJOHUR NDERKOMBETARISHT, POR E KUFIZUAR PERBRENDA ME MARREVESHJEN E DAYTONIT.

DEKLARATA E PAVARESISE

PYETJA E KATERT: A KISHTE PARALAJMERIME PER KETE STATUS TE KOSOVES NE DEKLARATEN E PAVARESISE?
PROJEKTIMI I STATUSIT TE TASHEM TE KOSOVES ESHTE PARALAJMERUAR NE DEKLARATEN E PAVARESISE:
SE PARI, PER SHKAK SE DEKLARATA E PAVARESISE ESHTE ME SHUME NJE ”PERSHKRIM BUROKRATIK I OBLIGIMEVE QE I  MERR SHTETI I RI NGA PAKETA E AHTISARIT”.
SE DYTI, PER SHKAK SE DEKLARATA E PAVARESISE „ESHTE AQ SHUME E KUFIZUAR ME KUSHTE, OBLIGIME DHE REZERVA, SHUMICA E TE CILAVE KANE TE BEJNE ME PAKICEN E MBETUR SERBE,
SE TRETI, PER SHKAK SE DEKLARATA E PAVARESISE  ESHTE „ E MBUSHUR ME PERKUSHTIME PER KONSULTIME, RESPEKTIM E DEGJIM NDAJ MBROJTESEVE NDERKO0MBETARE“.

KUSHTETUTA

PYETJA E PESTE: A SHPREH KUSHTETUTA E KOSOVES REALITETIN E KOSOVES ?
KUSHTETUTA E KOSOVES NUK E SHPREH REALITETIN E KOSOVES.
CILAT JANE TRI DIFEKTET ME TE MEDHA TE KUSHTETUTES SE KOSOVES?
I PARI, SE ESHTE PRANUAR DEMTIMI  I IDENTITETIT KOMBETAR TE KOSOVES DHE POPULLIT SHUMICE TE SAJ  ”PER HIR TE NDERTIMIT TE IDENTITETIT SHTETEROR”.
I DYTI, SE JANE FSHIRE NGA KUJTESA VLERAT E TRASHEGUARA KOMBETARE DHE SE ESHTE TKURRUR ENTITETI KOMBETAR SHQIPTAR.
I TRETI, SE ESHTE PERLIGJUR QENDRIMI POLITIK SE KOSOVA NUK MUND TE BASHKOHET ME NJE SHTET TJETER OSE ME PJESE TE NJE SHTETI TJETER.   

SFIDAT

PYETJA E GJASHTE:CILAT JANE SFIDAT ME TE MEDHA NE KOSOVEN E PAVARUR ?
SFIDA ME E MADHE : VETE STATUSI, I PAQARTESUAR DHE I PAGARANTUAR.
SFIDAT E TJERA:
NJE, PAQARTESIA E AUTORITETEVE.KOSOVA.
EDHE PER NJE KOHE, DO TE JETE TERRITOR ME KATER PUSHTETE.
DY, VAZHDIMI I PRANISE SE UNMIK-UT , EDHE PAS VENDOSJES (EVENTUALE) TE EULEX-IT.
TRE, MBROJTJA DHE RUAJTJA E INTEGRETETIT TERRITORIAL DHE  SHTRIRJA E INSTITUCIONEVE TE KOSOVES NE VERIUN E SAJ.
KATER, ZBATIMI I LIGJIT UNIK TE KOSOVES NE GJITHE TERRITORIN E SAJ.
PESE, MUNDESIA E DUALITETIT TE ADMINISTRIMIT, NJE NE KOSOVEN E BANUAR ME SHQIPTARE DHE NJE TJETER, NE KOSOVEN E VERIUT DHE NE ENKLAVAT SERBE.

PRANIA E UNMIKUT

PYETJA E SHTATE: CFARE PASOJASH MUND TE KETE MOSTERHEQJA E OKB-SE NGA KOSOVA?
E PARA, MUND TE SHKAKTOJE DY REALITETE PARALELE TE BASHKESISE NDERKOMBETARE NE KOSOVE.
E DYTA, TE KONTRIBUOJE NE MUNGESEN E KOORDINIMIT TE PRANISE NDERKOMBETARE NE KOSOVE.
E TRETA, TE DOBESOJE FNKSIONIMIN SHTETEROR NE
KOSOVE.        

TRANSICIONI  EKONOMIK

PYETJA E TETE: PSE ESHTE I VESHTIRE TRANSICIONI EKONOMIK ?
EKSPERTET E EKONOMISE SHPREHEN:
SE PARI, PER SHKAK TE NIVELIT SHUME TE ULET TE ZHVILLIMIT.
SE DYTI, PER SHKAK TE STRUKTURES SE PAVOLITSHME EKONOMIKE.
SE TRETI, PER SHKAK TE SEKTORIT TE DOBET PUBLIK.
NE LIDHJE ME KETE PYETJE, DUHET TE KEMI PARASYSH SFIDAT E ZHVILLIMIT,PRIORITIZIMIN STRATEGJIK DHE SHTYLLAT  E STRATEGJISE.

A.KATER SFIDAT ME TE MEDHA JANE:
A.1.RRITJA EKONOMIKE.
A.2.FRENIMI I TRENDIT TE PAPUNESISE.
A.3.FRENIMI I DIFERENCAVE NE ZHVILLIMIN EKONOMIK REGJIONAL BRENDA KOSOVES.
A.4.REDUKTIMI I DIFERENCAVE NE ZHVILLIM ME VENDET NE REGJION DHE ME VENDET EVROPIANE.

B.PO SIPAS EKSPERTEVE TE EKONOMISE, PRIORITIZIMI STRATEGJIK DO TE DUHEJ TE SHTRIHEJ NE STRATEGJINE SI:
B.1.KONCEPT.
B.PERMBAJTJE.
B.3.PROCES.
B.4.PJESEMARRJE.
B.5.PERSPEKTIVE.

C.TRI SHTYLLAT E STRATEGJISE:
A.RRITJA EKONOMIKE.
B.REFORMA INSTITUCIONALE.
C.MIREQEVERISJA.

OBJEKTIVAT E KOSOVES NE ASPEKTIN JURIDIK

PYETJA E NENTE: CILET JANE OBJEKTIVAT E KOSOVES SE PAVARUR(NE ASPEKTIN JURIDIK) ?
NJE, NDERTIMI I INSTITUCIONEVE DHE NGRITJA E EFIKASITETIT TE SISTEMIT.
DY, KRIJIMI I SHTETIT DEMOKRATIK.
TRE, KRIJIMI I SHTETIT TE SE DREJTES:
1.MOSUSHTRIMI I PUSHTETIT NE MENYRE ARBITRARE E ABUZIVE.
2.NENSHTRIMI LIGJEVE(EDHE NGA VETE ORGANET E PUSHTETIT).
3.BURIMESIA E FUQISE DHE AUTORITETIT TE SHTETIT NGA LIGJI.
4.PERFSHIRJA E VLERAVE DEMOKRATIKE NE MEKANIZMAT JURIDIKE.
5.FUNKSIONIMI I MEKANIZMAVE TE KONTROLLIT.
6.PAVARESIA E PUSHTETIT GJYQESOR.
7.QEVERISJA DEMOKRATIKE.
...

PARASHIKIMET

PYETJA E DHJETE(E FUNDIT): CILAT JANE PARASHIKIMET ?
OPSIONET E MUNDSHME:
NJE, FUTJA E EULEX-IT DHE ICO-S NEN OMBRELEN E OKB-SE(PREFERIMI I MOSKES).
DY, ARRITJA E NJE KOEKZISTENCE MES BE-SE DHE OKB-SE: UNMIK-U NE VERI, EULEX NE PJESEN TJETER TE KOSOVES, ME PASOJE NJE ”NDARJE TE BUTE”.
TRE, PRANI E UNMIK-UT NE VERI, ME PRANI TE VOGEL TE EULEX-IT NE ”PJESEN TJETER TE KOSOVES”,KU EULEX-I DO TE OPERONTE PA UNMIK-UN.

PASOJAT:

NESE EULEX-I DO TE FSHIHET PRAPA MISIONIT TE OKB-SE,KJO DO TE NENKUPTOJE SE EULEX-I NUK KA QENDRIM TE QARTE E TE FUQISHEM PER MISIONIN E VET.
NESE AI MISON DO TE MBETEJ NEN HIJEN E OKB-SE, ATEHERE DO TE KRIJOHEJ DYPUSHTETSHMERIA.

PERFUNDIMI:

EDHE PO TE ARRIHEJ ”PAJTIMI”, VESHTIRE SE DO TE KETE NJE ZGJIDHJE TE PLOTE DHE TE PERHERSHME.
ZGJIDHJA DO TE VIJE „PJESE-PJESE“.