Sonte gjindemi në një mjedis më të viktimizuar nga lufta:flasim përpara njerëzve më të traumatizuar nga torturat, vrasjet,masakrimet,mbajtja peng në kazamatet serbe të më të dashurëve të tyre.Prandaj,sugjeroj që të përdorim fjalorin me shprehjet më adekuate për dukuritë që kanë ndodhur në këtë rreth dhe në Kosovë përgjithësisht.

Në raportin për Kosovën,”Human Rigst Watch” dëshmon “për krime lufte kundër njerëzimit”në Kosovë.Janë disa momente të cilat nuk mund të anashkalohen me rastin e bërjes publike të këtij raporti. Nuk mund të ketë dy bindje për një të vërtetë.Kriteri i së vërtetës nënkupton vlerësimin,pra gjykimin për të kontrolluar vërtetësinë ose  gënjeshtrën e një pohimi,hipoteze,teorie ose parimi.E vërteta thotë se “në emër të stabiliteti rajonal”,Bashkësia Ndërkombëtare ka toleruar shkelje të rënda të të drejtave të shqiptarëve në Kosovë.Epilogu dihet”:në Kosovë u zhvilluan proceset me antipode “kundruall njerëzimit”;u zhvilluan aktet më dehumanizuese “që atakuan ekzistencën e njerëzve”;u përligjën masat “të cilat atakuan zhvillimin arsimor dhe shpirtëror të shqiptarve”;u nxorrën akte “që synuan shtypjen e vullnetit shoqëroro-politik dhe demokratik të shumicës dominuese shqiptare të popullsisë së Kosovës”.Nuk e di pse ngurrojmë që çdo dukuri ta quajmë me emrin e vetë të vërtetë?Është thënë me të drejtë se ekzistojnë, së paku, pesë vështirësi gjatë shkrimit të së vërtetës.E para,”ai që dëshiron të luftojë gënjeshtrën,duhet të ketë guximin ta shkruaj të vërtetën”.E dyta,”mençurinë  për ta dalluar atë”.E treta,”artin për ta bërë të përdorshme atë”.E katërta,”zgjedhjen e vërtetë të saj”.E pesta,”zotësinë për ta shpërndarë të vërtetën”.Në Gjakovë dhe në Kosovë ka ndodhur dhuna dhe terrori shtetëror e politik serb me përmasa të gjenocidit.Kjo dukuri nuk është e re.Po qe se do t’i bënim një vështrim sado të shkurtër “historikut të krimit dhe të gjenocidit  serb ndaj shqiptarëve”,do të mund të identifikonim “lashtësinë e tyre si dhe gjeneratorët e aktit të krimit gjenocidal,që kanë marrë fuqi që nga ‘Naçertania’e 1844-shit”.Nga kumtesa ime e paraqitur në Sesionin Shkencor të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës mbi “Gjenocidin e pushtetit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë gjatë viteve të nëntëdhjeta”,të mbajtur më 29 qershor 2000, në Prishtinë,pata tërheq vëmendjen  në këto tri komponente.Kompenenta e parë mbështetej në empirinë politike e cila “tregon se në raste më të shumta se motivi më cytës i pushtetit gjenocidial është lakmia për toka dhe synimi i ndryshimit të strukturës demografike të rajoneve me shumicë etnike tjetër nga qenia etnike e pushtetit”. Kompenenta tjetër e vështrimit tim nisej nga e vërteta se asnjë individ dhe asnjë formacion politik serb,me asnjë deklaratë  dhe në asnjë mënyrë,nuk është distancuar nga veprimet e pushtetit serb në Kosovë në vitet e nëntëdhjeta.Më në fund,komponenta  e tretë nisëse e shqyrtimit tim ishte  se ai përqëndrohet në periudhën më të re dhe pretendon të dëshmojë në mënyrë të pakontestueshme, pasojat e zbatimit të akteve gjenocidale të pushtetit serb në Kosovë,veçanërisht ç’prej se u rrënua,në mënyrë jokushtetuese, autonomia e saj.Pushteti serb historikisht kishte synim për të asgjësuar “çdo gjë shqiptare”në Kosovë.Në të vërtetë,”krimi dhe gjenocidi i planifikuar,i përgaditur ‘shkencërisht’ dhe i zbatuar profesionalisht e institucionalisht”,ka filluar të zbatohet në Kosovë sistematikisht pas Luftës së Parë Botërore për të arritur kulmin në regjimin serb të Sllobodan Millosheviçit.Së këndejmi,”promovimi i gjuhës së urrejtjes ndaj popullit shqiptar”, veçanërisht gjatë viteve të tridhjetë e të nëntëdhjetë të  shekullit të kaluar,nuk mund të shpiente tjetër veçse në mohimin e së drejtës për ekzistencë të shqiptarëve.Dëshiroj të vë në dukje, më këtë rast, se nxitja, përgaditja, po sikurse edhe pjesëmarrja në gjenocid dhe fshehja e përgaditjes së tij, janë akte që i përkasin gjenocidit (Shih për këtë Konventën për Pengimin dhe Dënimin për Krimin e Gjenocidit të vitit 1948).Këto akte janë të dënueshme dhe i përkasin grupit të akteve”delictum  uris gentium”.Ç’është e vërteta, nxitja publike e akteve të urrejtjes dhe të armiqësisë,dhuna shtetërore ndaj shqiptarëve”përbëjnë një tërësi aktesh të ndërlidhura të cilat tregojnë karakterin ciklik të gjenocidit të ushtruar ndaj shqiptarëve”. II Në përpjekjet për të minimizuar faktorin shqiptar dhe për të maksimalizuar faktorin serb  që, për mua,së paku,nuk paraqesin “formulën e gjetur për Kosovën” ka, në fakt, angazhime për “imponime të ndërrimit të roleve” ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve dhe “të prezantimit”të serbëve si “viktima”,përkundër gjithë asaj që kanë përjetuar shqiptarët.Në vend se “të sulmojnë”,shqiptarët  “detyrohen“ të kthehen “në mbrojtje”, ndërsa serbët, në vend se “të mbrohen”,po “stimulohen “që “të sulmojnë”.Liria për ata që kanë vrarë është ofendim për kujtimin e të vdekurëve.Kriminelët serbë,jo vetëm që mbahen të lirë,por mbajnë poste të larta ushtarake e policore,e Bashkësia Ndërkombëtare pohon se në Sërbi “ndodhi demokracia!”.Jam dakord me sugjerimin që “të shikohet përpara “, ”nga e ardhmja”,por jo edhe me rekomandimin që shqiptarët “të harrojnë të kaluarën”.Plagët tek shqiptarët janë ende të freskëta sa që “pajtimet pa kusht”janë të pamundshme.Bashkësia Ndërkombëtare nuk ka të drejtë që të kërkojë prej shqiptarëve “që të falin gjërat që nuk mund të harrohen”.Problemi me ata për të cilët “nuk ka gjurmë“ bëhet gjithnjë e më i theksuar,për shkak të shantazheve që bën “pala serbe”për kërkimin e “të vetëve“,për “të barazuar rezultat” ose për ta paraqitur gjendjen në raport ”një me një“ ose “një për një”,siç shprehet Çoviç.Është e vërtetë që në Kosovë kanë ndodhur akte të dhunësedhe nga ana e shqiptarëve,mirëpo nuk mund të bëhet fjalë për krim të organizuar.Sado që ato akte ishin të papranueshme,ato akte ishin përgjigjje qoftë për goditjet e rënda që përjetoi  populli shqiptar gjatë shtypjes së vazhdueshme serbe,e veçanërisht gjatë viteve  të luftës,qoftë për qëndrimet e vazhdueshme brutale serbe dhe për synimet antishqiptare dhe për kërkesën për kantonizimin e Kosovës.Ato,në të vërtetë,ishin përgjigjje për mbajtjen peng të mijëra e mijëra shqiptarëve të pafajshëm në kazamatet serbe:për mosndjekjen dhe mosdënimin e kriminelëve serbë të luftës ose për mungesën e kërkimit publik të faljës nga ana e serbëve për gjenocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve.Mirëpo,nuk duhet të krijohet përshtypja se “kërkimi  publik i faljës” do të mund të shërbente si “arsyetim” për “lidhjen e sërishme të kurorës të Kosovës dhe Sërbisë”.Më lejoni që me një aforizëm timin t’i përgjigjem atij “arsyetimi”.Të kërkosh që sërish “t’i kthehesh gruas që të ka tradhtuar çdo mbrëmje”,është “më shumë se t’i vësh zjarrin shtëpisë sate”.Në mbyllje të fjalës sime dëshiroj që të potencoj edhe një moment tjetër më rëndësi.Tribunali i Hagës duhet të ngarkojë kriminelët serbë edhe me një vepër të llojit të veçantë:zhdukjen e kufomave të shqiptarëve,me qëllim të fshehjes së gjurmave të  krimeve.Duke fshehur gjurmat e krimeve, në fakt,janë bërë krime të dyfishta të cilat janë të dënueshme në bazë të konventave ndërkombëtare.Vetë regjimi aktual serb ka shpalosur të vërtetën për ekzistimin e shumë varrezave masive me kufoma të shqiptarëve të vrarë e të masakruar nga forcat militare e paramilitare serbe.Edhe një tjetër e vërtetë në lidhje me këtë:varrezat masive  me kufoma të shqiptarëve po zbulohen pikërisht në afërsi të poligoneve të policisë   speciale serbe, prandaj mllefi i këtyre nënave dhe tërbimi i tyre janë njerëzorë dhe të kuptueshëm.Satisfaksion për to do të ishte sikur çdo gjë të emërtohej me emrin e vet të vërtetë dhe  sikur ato të merrnin përgjigje për vendndodhjen e më të dashurëve të tyre (Fjalë e mbajtur në Gjakovë,me rastin e paraqitjes së raportit për Kosovën, nga “Human Rigst Watch”,dorëshkrim i botuar me 3 e 4 nëntor 2001).