Është e njohur se vështirësitë e dukurive shoqërore,të cilat, njëkohësisht, janë edhe juridike praktike,qëndrojnë në atë se ne të gjithë flasim për të njejtën çështje,edhe pse ende“nuk jemi pajtuar“për domethënien e fjalëve në bazë  të të cilave ndërtohen nocionet.Kështu ishte kur flitej për“multietnitetin“ dhe “kuptimësitë“e ndryshme të tij,me rastin e vendosjes së Kosovës nën Administrimin e Përkohshëm Civil Ndërkombëtar.

Kështu është edhe sot me„decentralizimin“dhe „kuptimësitë“e ndryshme të tij, kur bëhet fjalë për „avansimet“ në  “zgjidhjen e çështjes së Kosovës“mbi bazë të „planeve“të ndryshme,njëri prej të cilëve është ai i kryeadministratorit Steiner,ndërsa disa prej tyre “nga adresat e ndryshme serbe”,të cilat,megjithatë,siç mendoj unë,kanë “një qendër komunikimi dhe marrëveshjeje”me qëllimin themelor që: të mund “të përfitohet në kohë”dhe,e dyta , të hidhen opsione për “zgjidhjen e çështjes së Kosovës”,që të mund të prejudikohen ato.Njeriu duhet të jetë i paformësuar politikisht dhe i pangritur profesionalisht që „të kapërdijë“kërkesat dhe interpretimet serbe për decentralizimin,prapa të cilave, në fakt, „fshihen“ kërkesat për  përligjjen e enklavave dhe“etablimin e komunave serbe“,sikurse që,nga ana tjetër,njeriut nuk i duhet“formësim i veçantë politik ose ngritje e madhe“ profesionale për të kuptuar,siç e tha  me të drejtë një analist  yni këtyre  ditëve, se „e tërë rrëmuja“për „pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje“nuk ka  të bëjë me „kushtet për zgjedhje“ sa ka të bëjë me dëshirën për“ta mbajtur gjallë“kërkesën e Beogradit zyrtar “për të ndikuar“ në “zhvillimet  në Kosovë“.Ka pasur përpara,siç ka edhe sot,përpjekje që çështja e Kosovës „të vështrohet dhe të shtrohet“ si e reduktuar nga përmasa e njëmendë e saj. “Kërkesat serbe për decentralizimin“ në Kosovë janë pjesë e përpjekjeve „për ta vështruar dhe shtruar“ çështjen e Kosovës në rafshin e rajonalizimit të saj,sikurse që kërkesat  e serbëve të Kosovës “për të konsultuar Beogradin zyrtar“ janë pjesë e përpjekjeve për „të dëshmuar“se jeta institucionale në Kosovë „nuk mund të ndërtohet“pa“lejen“e tij.Të përkufizosh një dukuri do të thotë,në rradhë të parë,të caktosh kufijtë e saj.Prandaj,me të drejtë thuhet se një koncept i papërcaktuar është, në radhë të pare, një koncept „pa fund“,për të cilin nuk dimë se kur zbatohet dhe kur jo,ç’përfshin dhe ç’përjashton.Të përkufizosh decentralizimin nuk është lehtë.Megjithatë,në shumicën e fjalorëve, kuptimi më i përgjithshëm i decentralizimit e shpreh atë si sistem të qeverisjes,të drejtimit dhe të organizimit politik,ekonomik etj.,që mbështetet në shpërqëndrimin e pushtetit dhe sipas të cilit një pjesë e funksioneve të pushtetit qëndror u kalon organeve më të ulta.Serbët e Kosovës,“më sy e veshë“kah Beogradi,me planet e veta për decentralizimin e Kosovës,duan që „shpërqëndrimi i pushtetit“ t’u shërbejë,në fakt,për përligjjen e enklavave dhe „etablimin e komunave serbe“,ku ata janë „në numër më të madh se shqiptarët“.Prandaj,shqiptarët duhen të tregohen shumë të vëmendshëm se ç’fshihet,në të vërtetë,prapa kërkesave serbe për decentralizim,po sikurse që do të duhej të studionin mirë edhe planin e Steinerit në këtë fushë,në mënyrë që,pastaj, të mos mereshin vetëm me pasojat që do të mund të prodhonin „marrëveshjet“ serbo-umnikase,prej të cilave ata,si rregull,përjashtohen „me interpretimin më perfekt“.Përpjekjet „për ta parë“,por edhe „për ta trajtuar“ Kosovën si „nevojë e decentralizimit“të saj,me qëllim „të përballimit të konfliktit shqiptaro- serb“,nuk paraqesin vetëm reduktim të çështjes,por edhe  banalizim politik të saj.Ato përpjekje,sërish të kthejnë tek kursi serb „në funksion të synimeve për ndarjen e Kosovës“dhe tek nevoja që atij kursi t’i kundërvëhesh me argumente të pakontestushme.Ato përpjekje do të vazhdojnë për derisa edhe qendrat ndërkombëtare të vendosjes edhe vetë do të „lëkunden“dhe do të „hamenden“për t’u pozicionuar qartë për të ardhmën e Kosovës dhe për „ta shtyrë“vendimin për një të ardhme më të përshtatshme“.Kërkesat serbe „për decentralizimin“në Kosovë,të kohëpaskohshme,por të fuqizuara kohëve të fundit,i shoqëron një tendencë e cila objektivisht,mund të ketë pasoja në zgjidhjen ndërkombëtare të çështjes së Kosovës.(21 tetor 2002).