Në 17 shkurt 2013, Republika e Kosovës  mbushi pesë vjet. Bëhet fjalë për një periudhë relativisht të shkurtër kohore që të mund të nxirren përfundime të padiskutueshme se në ç’masë dhe në ç’përmbajtje është realizuar pavarësia e saj. Megjithatë, pesë vjet nga shpallja e pavarësisë janë të mjaftueshme për t’u marrë me sfidat e shtetndërtimit dhe për të parashikuar të ardhmen e Republikës së Kosovës kundruall atyre sfidave.

Titulli i këtij shkrimi nuk është i ri, por edhe  tema për të cilën bëhet fjalë në të është e “vjetër”. Në paraqitjet e mia publike rreth Kosovës dhe çështjes shqiptare përgjithësisht, shpesh kam aktualizuar  çështjen e pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës(më drejtë në Kosovën Lindore), veçanërisht  në periudhën e zhvillimit të negociatave midis Kosovës dhe Serbisë në Vjenë të cilat Beogradi asnjëherë nuk i ka kualifikuar si të tilla, duke mos pranuar subjektivitetin e Kosovës dhe të qenit e saj “palë”me Serbinë.

Uroj që të ecim me kohën. Të ecësh me kohën do të thotë “të ecësh përpara”dhe “të mos kthehesh prapa”. Shqiptarët duhet ta fitojnë garën me kohën, në mënyrë që të mos ecin në drejtim të gabuar. Me të drejtë thuhet se “Vetëm me kohë mund të fitohet koha”(Only through time is conquered). Kemi kaluar shumë kohë të hidhura. Do të dëshironim që kohët që vijnë të jenë të ëmbla. Mirëpo, kohët nuk vijnë vetvetiu të ëmbla. Të ëmbla i bëjnë njerëzit.Ardhmeninë s’mund “ta përzgjedhësh” si gjellën në meny. Gjithësecili popull do të jetojë ashtu “siç e meriton”. A thua nuk e meritojmë të jetojmë më mirë se ç’jetuam deri dje, nëse jetë i thonë asaj që jetuam:me varfëri të rritur; me kriminalitet të rritur; me korrupsion të rritur; me narkomani të rritur; me prostitucion të rritur…

 

Në një mbrëmje gala të dielen më 23 dhjetor 2012, në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë, Forumi Imazh& Media, ndau çmimet për vitin 2012. Me çmimin “Vizionar i bashkimit kombëtar”u nderua Esat Stavileci.
Në kuadër të manifestimit të organizuar me këtë rast, u shfaq filmi dokumentar i Jahja Shehut  kushtuar jetës dhe veprës  me rastin e 70 vjetorit të tij të lindjes dhe u promovua libri  më i ri, i 35 me rradhë,  “Gjurmët e një jete”.
Në vitin 2009, nga po i njëjti Forum,  ai pati fituar çmimin “Imazhi i Intelektualit  Shqiptar”

Edhe pse nuk ka pothuajse asgjë të “papritshme” në platformën serbe për Kosovën, Serbia doli me një dokument publik , si “ndihmesë” të vetën për “negociatat me Kosovën”  që “tronditi” Bashkimin Evropian, megjithëse “prej andej”, përveç  një deklarate të zbehtë  të një zyrtareje,  nuk ka ende ndonjë reagim që do të shprehte ndonjë “shqetësim” të theksuar të tij. Dokumenti nuk “u mor” me shqetësim as në Kosovë, veçanërisht prej krerëve të saj.