(Kumtesë e përgatitur për Akademinë solemne të Lidhjes Shqiptare në Botë me rastin e shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Frankfurt, 20 tetor 2012)

I ndeshur midis tri mundësive: të flas për historinë e Shqipërisë përgjatë shekullit XX; diplomacinë e shtetit shqiptar në 100 vjet të ekzistimit të tij apo për genocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve brenda kësaj periudhe, u përcaktova për një qasje që, logjikisht dhe nga ana metodologjike, bën të mundshme shkrirjen në një temë të përbashkët të tria këtyre aspekteve, duke e bërë pamjen për 100 vjet të shtetit shqiptar më të plotë.

(Fragmente nga fjala e mbajtur në Konferencën Shkencore “ Pavarësia e Shqipërisë  dhe Kosova 100 vjet pas”, organizuar nga ASHAK, me 13 shtator 2012)

Pozita kushtetuese –juridike  e  Kosovës dhe zhvillimi i saj kushtetues përgjithësisht, në periudhën 1946- 1990  të shekullit të kaluar, nuk pati një trajtshmëri dhe as një linjë drejtvizore. Ajo pozitë e Kosovës qe paraprirë me ndodhitë në udhëkryqin e luftërave ballkanike, kur gjysma e kombit dhe më shumë se gjysma e trojeve të shumicës etnike shqiptare ”nuk u gjend  vetëm jashtë shtetit të ri shqiptar, por u gjend e okupuar nga shtetet fqinje ballkanike, kryesisht nga shteti serb”.

Pesëdhjetë e pesë  vjet më parë mësonim në të njëjtën klasë të Gjimnazit të Gjakovës. Ndanim të njëjtën bankë. Afinitetet tua për poezinë i shpalove heret. Atëherë shkruaje me pseudonimin Skender Gjakova që nuk arrite ta mbaje  për kohë të gjatë , sepse ata që lexonin poezinë tënde nuk të identifikonin si  një poet që po lind, por si një shkrimtar tashmë i lindur.

(Shkëputur nga fjala e mbajtur në Konferencën “Pozita Kushtetuese dhe Ligjore Pakicave në Regjion dhe Roli i Saj në Perspektivën Evropiane- Aspekte Krahasuese”, Prishtinë, 11-12 Korrik 2012)
Problemin e kam vështruar, si në rrafshin teorik, ashtu dhe në atë praktik, si në aspektin aktual, ashtu dhe në atë historik, si në planin kombëtar, ashtu dhe në atë ndërkombëtar. Natyrisht se vështrimi është më shumë kritik se oportunizues. Pozita dhe mbrojtja e pakicave përbën një prej çështjeve qendrore të zhvillimit politik të një vendi, po sikurse dhe të pozitës së tij në bashkësinë ndërkombëtare.

 -Rruga në të cilën do të duhej të ecnin shqiptarët-
(Nga fjala e mbajtur në Konferencën Shkencore  “Shqiptarët në shekullin XX”,të organizuar nga, Universiteti i Lirë Ndërkombëtar i Brukselit, më 14 qershor 2012).

Edhe pse kjo konferencë mbahet në kuadër të manifestimeve në kuadër të 100 – vjetorit të  pavarësisë së Shqipërisë, ne sot nuk festojmë, sepse organizatori ka përzgjedhur një temë të dhimbshme për diskutim: tendencën e krimit gjenocidal ndaj shqiptarëve për një shekull.Prandaj, ne sot kujtojmë. Të kujtosh do të thotë “të risjellësh në jetë” ata që janë flijuar për liri e vatan. Natyrisht se nuk do të ndalem vetëm në shekullin XX. Në pjesën e fundit të fjalës sime do t’i bëj një vështrim edhe rrjedhave aktuale. Kush nuk jeton me kohën, nuk është dhe nuk bëhet pjesë e saj.