(Fjalë e mbajtur në Konferencën Shkencore”Shekulli i shtetit shqiptar”, organizuar nga Instituti Albanologjik, në Prishtinë, me 11 e 12 qershor 2012)
Në vend të hyrjes
Si rregull, në përvjetore flitet më shumë për dritat se për hijet. Të arriturat e shtetit shqiptar për 100 vjet nuk janë të pakonsiderueshme. Ato variojnë, por me rritje të rendimentit. Unë për ato nuk do të flas sot. Nuk do të bëj analiza që në tërësinë e vet dalin me rezultat pozitiv, duke u nisur n ga konsolidimi i shtetit deri te anëtarësimi i tij në NATO. Preokupimi im është çështja shqiptare dhe evoluimi i saj për këto 100 vjet.

(Fjalë e mbajtur në Konferencën Evropiane të Lider shipit”Parimet dhe Praktikat për Sigurinë dhe Paqen e Qëndrueshme në Kosovë dhe Ballkan, Prishtinë,28 e 29 maj 2012)
Fjalën time po e filloj në mënyrë të pazakontë. Nuk më duket normale që në një mjedis ku flitet për paqen, të ndihem i shqetësuar, por se jam i shqetësuar është realitet, sepse edhe mua, po sikurse edhe parafolësit, më kërcënon rreziku që ose “të dialogojë me vetveten ose te flas në veshë të shurdhër. Katër vjet më parë, në vitin 2008, nga i njëjti organizator në Prishtinë mbahej seminari “Sfidat e paqes në Kosovën  e re”. Me atë rast pata  bërë një shkrim me titull “Deri kur  do të flasim me vetveten”,duke iu përgjgijur pyetjes “Pse ‘heshta’ në Seminarin “Sfidat e paqes në Kosovën e re”. 

Vazhdon të trazohet hapësira shqiptare. Trazuese të saj janë Serbia dhe Maqedonia ose Maqedonia dhe Serbia, krejt një, sepse veprimet e tyre ndaj shqiptarëve janë të sinkronizuara dhe kanë shumë pika afrimi midis tyre. Përderisa ende nuk është dëshmuar pothuajse asgjë lidhur me vrasjen e pesë maqedonasve në afërsi të fshatit Smilkovcë në periferi  të Skupit, për ç’gjë akuzohen “islamikët radikalë” që mbahen në burg pas aksionit policor “Monstrum”, nga Kosova Lindorer vijnë lajmet për arrestime të tjera të shqiptarëve, kësaj rradhe me një pretekst krejt tjetër. Ndërkohë, Serbia bëhet gati për zgjedhjet në Kosovë që, e pranuam ose jo, e privojnë shtetësinë e Kosovës veçanërisht me përpjekjet pët të mbajtur edhe zgjedhje lokale, përkundër gjithë arsyetimeve që janë dhënë nga ndërkombëtarët dhe zyrtarë vendor për ilegjitimitetin e tyre.

Nuk mbahet në mend që një ligj të ketë shqetësuar më shumë opinionin e Kosovës sesa Kodi Penal i Kosovës, me dy nene të kontestueshme të tij. Më shumë se askush tjeter me këto dy nene u shqetësua komuniteti i gazetarëve, për shkak se këto dy nene të Kodit Penal të Kosovës ndër gazetarë ”mbillnin frikën” se “lënë hapësirë për interpretim” dhe se “mund të ndikojnë” negativisht në “lirinë  e shprehjes dhe në lirinë e medieve”.

Pavarësisht mundësisë që dy policët shqiptarë të Kosovës “të zënë robë” nga xhandarmeria serbe të lirohen në një të ardhme të afërt, Kosova “korri frytet e para” të negociatave dhe të “marrëveshjeve me serbët. Fotot nga rrëmbimi i policëve shqiptarë flasin vetë dhe tregojnë fytyrën e vërtetë të Serbisë ndaj Kosovës. Ndodhi jo vetëm degradimi, por edhe poshtërimi i shtetit të Kosovës.