Sot është ditë që na bashkon, pavarësisht nga ideologjitë, krahinat dhe konfesionet. Sot festojmë 99 vjet të pavarësisë së Shqipërisë, Ditën e Flamurit, një histori të bujshme, por edhe të hidhur të një populli të vuajtur dhe të përndjekur , me gjithë shpalljen e pavarësisë para 99 vjetësh, të cilit popull historia  pothuajse asnjëherë “nuk i doli zot”. Historisë duhet t’i kthehemi “me sy përpara”, jo për ta harruar atë, por për të mos e shijuar të hidhurën e saj.

Lexova tekstin e plotë të letrës suaj me të cilën i drejtoheni  baroneshës Ashton dhe komisionerit Fuele. Nuk më bëri përshtypje kërkesa juaj për “dialogun e mëtutjeshëm rreth veriut mes Prishtinës dhe Beogradit” dhe gjykimi juaj se “koha ka ardhur që të lëvizim përtej çështjeve ngushtë  të definuara teknike”.
Nuk është vështirë të nxirret përfundimi se nga Jini pozicionuar me këtë kërkesë dhe me këtë gjykim, z. Bild. Ju njohim edhe nga paraqitjet e mëhershme për çështjen e Kosovës  dhe angazhimin tuaj të pandërprerë:

Me rastin e hapjes së pjesës së parë të autostradës, risjellim shkrimin e datës 31 Maj 2009:

SA JEMI NE GJENDJE TE KUPTOJME RENDESINE E MOMENTIT NEPER TE CILIN PO KALOJME?

(Përshtypje nga takimi  i natyrshëm i dy “anëve të Shqipërisë”, me 31 Maj 2009)

Për shqiptarët, kohët e kaluara nuk ishin tjetër, veçse kohë  të hidhura.Prandaj,ata presin kohë të reja dhe dëshirojnë që ato të mos jenë të tjera veçse kohë të ëmbëla. Mirëpo, kohët nuk vijnë vetvetiu të ëmbëla.Të ëmbëla i bëjnë njerëzit.Të ëmbëla mund ti bëjnë vetë shqiptarët.Shija e ëmbël e kohës për shqiptarët erdhi me të dielën e 31 majit 2009, me përurimin e tunelit që natyrshëm bashkoi dy botë padrejtësisht të ndara shqiptare.

 (Intervistë dhënë gazetës së Prishtinës “Tribuna Shqiptare”(1 nëntor 2011)


Tribuna Shqiptare: Si e shihni aksionin e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare për vendosjen   e rendit dhe ligjit në veri të Kosovës?
Esat Stavileci: Aksionet e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare për  vendosjen e rendit  dhe ligjit në veri të Kosovës  ende janë më shumë të karakterit deklarativ sesa të veprimit konkret, megjithë pompozitetin publik  që u jepet atyre aksioneve. Nuk ka dyshim se është shumë më lehtë të   deklarosh sesa të veprosh. Ndonjëherë deklarohet se ‘po ndodh’ diçka që, në të vërtetë, do të duhej të ndodhte. Vendosja e rendit dhe ligjit në veri të Kosovës është shumë më shumë se kontrolli i dy pikave kufitare. Prandaj, u mbetet shumë për të bërë, si institucioneve vendore, ashtu edhe atyre  ndërkombëtare për të vendosur rend e rregull në këtë pjesë të territorit të Kosovës. Kushtet dhe rrethanat e tanishme në veriun e Kosovës e vështirësojnë pamjen e qartë të rrumbullakimit të shtetndërtimit në atë pjesë të territorit.

 

(Diskutim në Tryezën Shkencore të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe Institutit të Historisë së Prishtinës ’Trajtimi i Perandorisë Osmane dhe i raporteve  turko-shqiptare në tekstet e historisë’, mbajtur në Prishtinë në 29.09. 2011) 

Vrojtime hyrëse