Nuk po bëjmë fjalë për cenueshëmrinë e legjislativit të Kosovës nga ata që ndërmorën veprime që të ndalojnë votimin e tij, sepse për të u fol dhe u shkrua dhe njerëzit sikur “u dakorduan” për anën e errtë të atyre veprimeve, edhe pse protuestuesit në përgjigjet e tyre thanë se, në të vërtetë, është legjislativi ai që “ia errësojë Kosovës të ardhmen e saj”, me vendimin që votoi në Kuvend. Votimi u bë i mundur vetëm pasi policia e Kosovës i shoqëroi deputetët e Vetëvendosjes jashtë Parlamentit”.

Në Shqipëri u mbajtën zgjedhjet parlamentare. Rezultati i tyre çoi në ndërrimin e partive në pushtet.Cila do të jetë e nesërmja e shqiptarëve?
Fituesit fërkojnë duart për një të ardhme më të mirë të shqiptarëve dhe shprehen te gatshëm që të marrin përgjegjësinë për këtë. Po cilat janë garancitë?

Libri “Të menduarit dhe të shkruarit juridik” nga Esat Stavileci është libër serioz, i rrallë, i veçantë, në rradhë të parë nga vlerat e shkencës juridike, i  përgatitur me  kujdesin e akademikut të mirëfilltë tërësisht në konformitet me kërkesat metodologjike për hulumtime shkencore- shkruan Prof.dr.Riza Smaka në Shtojcën për kulturë të së përditshmes prishtinase “Kosova Sot” të datës 1 qershor 2013.

Aristoteli, Bekoni,Stavileci

Esat Stavileci, vazhdon në shkrimin e tij Smaka, sikundër Aristoteli, të cilin preferoj ta quaj Aristoteli  i Madh, Bekoni e shumë mendimtarë filozofikë  tjerë, duke e vlerësuar deduksionin, më tepër e avaluon induksionin dhe metodën induktive për krijimin e mendimit juridik kritik- analitik e racional dhe, për aq të qëndrueshëm.

 

Smaka në shkrimin e tij  librin “Të menduarit dhe të shkruarit juridik” të Esat Stavilecit e cilëson si libër që ka vlera pedagogjike, analitike, kritike e shkencore.

 

 

(Me gjerësisht në “Kosova Sot”, datë 1 qershor 2013).

(1)Sa më shpesh që takohen Thaçi e Daçiç rreth “normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, diferencat në lidhje me zbatimin e marrëveshjes bëhen gjithnjë më të mëdha,sa që mund të shtrohet pyetja: ka ose jo marrëveshje për veriun e Kosovës. Nëse ka marrëveshje, si  të mos bien dakord palët në lidhje me zbatimin e saj.Duket se diskutimet rreth zbatimit, mund ta(ri)kthejnë vetë marrëveshjen në fillimet e saj.

Edhe pse një dokument ende nuk ka marrë fizionominë e të qenët marrëveshje, sepse nuk përmban të gjitha elementet që e cilësojnë si të tillë, ajo u quajt edhe marrëveshje, madje dhe historike, meqenëse për objekt rregullimi ka normalizimin e raporteve midis dy vendeve që ende nuk e njohin njëri-tjetrin.
Fakti se secila prej palëve ka bërë interpretimet e veta të “marrëveshjes”flet vetvetiu se ajo, veçanërisht me rastin e zbatimit praktik të saj, do të mund të krijojë paqartësi dhe të hapë dilema të cilat, në momentin e “parafirmosjes” së saj nuk janë pasur shumë parasysh.