Për diplomacinë shqiptare nuk është dhe nuk duhet të jetë kjo kohë e heshtjes, por është dhe duhet të jetë kohë e fjalës

Detyrat më të mëdha dhe me më përgjegjësi shtrohen për diplomacinë shqiptare. Po qe se ajo deri më dje “ka heshtur” pozitën e shqiptarëve jashtë kufijve të tashëm administrativë të Shqipërisë, këtë nuk mund dhe nuk duhet ta bëjë edhe sot. Diplomacia shqiptare do të duhej  në mënyrë aktive “të përkujdesej” për fatet e shqiptarëve të shkëputur “nga trungu kombëtar”. Ajo do të duhej që,më në fund,të kuptojë “se nuk ka fqinjësi të mirë në Ballkan”,por të kundërtën,ajo do të duhej të ruhej prej kurtheve të vendeve fqinje.Prandaj,për diplomacinë shqiptare nuk është dhe nuk duhet të jetë kjo kohë e heshtjes,por është dhe duhet të jetë kohë e fjalës.

 

 

Në ecjen kombëtare,nëpër udhët e historisë,shqiptarët padrejtësisht  “u ndanë”në disa shtete dhe “u vendosën”nën sundimin e të huajve.Madje, ata u bënë “pakicë kombëtare”në trojet e veta etnike.Duke “iu falenderuar” vendimeve të kancelarive evropiane”, shqiptarët u bënë “qiraxhinj në shtëpitë e veta”.Subjektet me përgjegjësi të lartë ndërkombëtare “u shtinë të shurdhër”ndaj kërkesave të shqiptarëve “për t’u kthyer aty ku e kanë vendin”,kështu që ata,edhe sot e kësaj dite,janë me status i cili “u është imponuar”dhe,të cilin ata,”padashtas e kanë miratuar”.

Ndodhitë e paradyvjetshme në Kosovë,të cilat patën për pasojë vendosjen e saj nën Administrimin e Përkohshëm Civil Ndërkombëtar, konflikti në Kosovën Lindore i cili arriti “të ndërkombëtarizojë ” pozitën denigruese të shqiptarëve në tri komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë dhe lufta në Ish/Republikën Jugosllave të Maqedonisë,e cila “nxori në sipër-faqe” qëndrimin armiqësor të maqedonasëve ndaj shqiptarëve etnikë,veçsa “rrumbullakësuan” përshtypjen se Evropa “nuk ishte e gatshme të ndërmerrte  asgjë për shqiptarët”, përderisa vetë ata nuk “do ta bënin këtë”.Shqiptarët,të cilët për një kohë të gjatë “ia dinin rendin heshtjes”,sikur “e mësuan rendin e fjalës”.Prandaj,për shqiptarët përgjithësisht,po sikurse për diplomacinë shqiptare, veçanërisht, nuk është dhe nuk duhet të jetë  kjo kohë e heshtjes,por është dhe duhet të jetë kohë e fjalës.

Me ndodhitë në Kosovë,në Kosovën Lindore dhe në Ish/Republikën Jugosllave të Maqedonisë,shqiptarët,më në fund,sikundër “u ndërgjegjësuan” për ndërlikueshmërinë e proce-seve politike që ndodhen me ta dhe për rreth tyre,për ndërlikue-shmërinë e shkaqeve që sollën atë gjendje në të cilën ata u ndodhën dhe për ndërlikueshmërinë e masave që u deshtën të ndërmarrin për ta përballuar atë gjendje dhe, përgjithësisht, për ta mbrojtur substancën kombëtare të tyre.

Prandaj,kohëve të fundit,me të drejtë, flitet për nevojën e veprimit sa më të bashkërenditur të faktorit shqiptar,me qëllim të ndikimit të drejtpërdrejtë të tij në “rrjedhat e kohës”.

Ajo që do të duhej të ndërmerrnin shqiptarët “në ecje me kohën”do të duhej të ishin veprimet  racionale të tyre.Në kuadër të këtyre veprimeve,unë shoh me shumë interes vendosjen e rregullave të komunikimit të ndërsjellë të tyre në trojet etnike shqiptare.Prandaj,ajo që kërkohet prej shqiptarëve sot është që të vendosin raporte të reja të komunikimit ndërmjet tyre,në mënyrë që “të paraqitën me një zë të artikuluar”kur është  në pyetje çështja kombëtare.

Vështirësitë në raportet e deridjeshme të ndërvetshme të shqiptarëve mund të përballohen nëpërmjet të ndërtimit të modeleve të reja të veprimeve të përbashkëta  në rrafshin kombëtar.Preokupim themelor i subjektit shqiptar  do të duhej të ishte ndryshimi, në më të favorshme , i pozitës së shqiptarëve. Është kjo kohë për “ta mbledhur”universin mendor shqiptar për ta ndërtuar një perspektivë më të ndritshme për një popull dhe një komb të katandisur nëpër histori.Prandaj,kjo kohë do të duhej të shfrytëzohej pikërisht si nxitje për ndërmarrje të veprimeve të përbashkëta,duke kultivuar, në mënyrë të veçantë, punën ekipore profesionale.Përgjithësisht është pra, kohë e vetëdijësimit për t’i vënë interesat kombëtare mbi çfarëdo interesash të tjera.

Shqiptarët po kalojnë sot në njëren prej periudhave të tyre më të vështira të historisë së vet më të re si popull dhe si komb.Vetë gjendja në të cilën ndodhet populli dhe kombi shqiptar,shtron domosdoshmërinë e marrëveshjes  së subjektit shqiptar “për ta drejtuar timonin” drejt objektivave kombëtare.Asnjë forcë politike nuk duhet të jetojë në iluzione se ka bërë gjithë atë që është pritur prej saj ose se ajo që ka bërë është e tërë e kryer dhe e përkryer.Asnjë forcë politike nuk duhet të jetojë në iluzione se vetëm ideja,mendimi ose pikëpamja e saj është e drejtë dhe se forcat tjera duhet “ta ndjekin atë”.Më në fund,asnjë forcë  politike nuk duhet të jetojë në iluzione se vetëm ajo është “e paprekshme”dhe se kritikat mund të drejtohen dhe duhet të drejtohen “në adresa të tjera”.

Po qe se forcat politike nuk do të pranojnë këto dhe ndonjë prej parimeve të  tjerë të ngjashëm me këto,atëherë “nuk do të shfaqet gatishmëri e tyre” për “t’u ulur me një sofër”rreth çështjeve madhore të popullit dhe të kombit.

Populli dhe kombi shqiptar,në të kaluarën e vet të hidhur,”është ngopur”me “deklarata”dhe “zotime”.Ai sot pret vetëm realizime.Realizime mund të ketë vetëm një popull dhe një komb i cili tërë “trurin e vet e bashkon”në projekte kombëtare.Skena politike kombëtare duhet të jetë e hapur dhe në të “duhet të ketë vend”për të gjithë ata “që mundën”dhe “që duan”t’i dalin zot çështjes kombëtare,natyrisht duke përjashtuar nga ajo ata të cilët me veprimet e veta u janë kundërvënë ose u kanë bërë dëm interesave kombëtare.
Ngjarjet që po ndodhin me shqiptarët dhe për rreth tyre nuk duhet  të lënë indiferentë asnjë prej forcave politike që “ia duan të mirën popullit dhe kombit”.Në Kosovë ka një përpjekje “për të përligjur”enklavat serbe.Në Kosovën Lindore ka pakënaqësi me mosrespektimin e “Marrëveshjes së Paqes në Luginë”.Në Ish/Republikën e Maqedonisë “kemi paqen në letër”,por nuk kemi gatishmëri për implementimin e saj.Gjithë kjo sikur e rritë përgjegjësinë e shqiptarëve për “t’iu ruajtur kurtheve”të politikave që “ndryshojnë brenda ditës”