Me vdekjen Tënde të parakoshme,hapësira shqiptare u drith si toka që lëkundet pas termetit të befasishëm.U lëkund,por nuk u thye,se Ti na le pas vetes veprën që vështirë do të mund ta harrojmë.E rëndë si plumbi është detyra ime sot,Gazmend i nderuar,të ndahem i fundit prej Teje në emër të studentëve,punëtorëve dhe bashkëpunëtorëve të Fakultetit Juridik.

Me çfarë fjalësh të shuaj dhembjën për vdekjen Tënde të hershme?Me çfarë vargjesh të ngushëlloj familjen Tënde të pikëlluar,të cilës krahun ia ke këputur?

Me çfarë ta ndal vajin dhe dënesjen e gjithë kësaj mase që mbushi sot varrezat e Prishtinës?Do të lejoj të gjithë të më korrigjojnë, sepse  të gjithë do të dëshironin të jenë të privilegjuar si unë të shtojnë një fjalë më shumë për Ty,të thurrin një varg,të këndojnë një këngë vajtimi!Gazmend,beso,as fjalët,as vargjet,as tingujt,dhembjen nuk mund ta rrëfejnë dot.U kam besua fjalëve të poetit se njerëzit e mëdhenj nuk vdesin,e sot u besoj fjalëve se njerëzit e mirë vdesin para se ta dëshirojnë vdekjen!U besoj syve të përlotur të nënave,të motrave dhe të bijave që thyen sot rregullat e Kanunit dhe bashkë me burrat,vëllezërit dhe bijtë e vet,erdhën të ta bëjnë nderimin e fundit.E jashtëzakonshme për zakonet tona,por i jashtëzakonshëm ishte edhe Ti,Gazmend!Ti e meritove këtë!Kurrnjëherë më shumë se sot nuk kam dëshiruar të jem poet.Por,nuk dija se që nga shtatë shkronjat e emërit Tënd mund të nxjerr shtatë virtyre Tua të larta:Guximin intelektual;Autoritetin shkencor;Zotimin e kombit;Mendjen e mprehtë;Energjinë krijuese;Nuhatjen e thellë;Dritën e popullit.Gazmend,mos na shiko me bebëzat e syve të fikur se dhimbjet na zgjohen në krahëror.Thuaje ndonjë fjalë,sepse ike pa na e lënë porosinë e fundit!Thuaja,sepse të mëdhenjët flasin edhe pas vdekjes.Të ka hije fjala,të rri bukur vargu i poetit:”Unë,biri yt,Kosovë,t’i njoh dëshirat e heshtura.Unë,biri yt,Kosovë,t’i njoh vuajtjet,vdekjet.Unë,biri yt,Kosovë,ta di gjakun që të vlon në gji.Unë,biri yt,më mirë se kushdo tjetër të njoh,Kosovë”.Ti vdiqe,por le pas vetes:Djalin,Frymëzimin e veprës;Vajzat,Lyrën dhe Jehonën e këngës;Gruan,Besën e kombit.Gazmend,Ti ishe dhe mbetesh krenaria jonë intelektuale,mendore dhe shkencore!

Të falemnderit dhe lavdi të qoftë!(Varrezat e Prishtinës,14 mars 1995)