(Intervistë dhënë Javorës “Fokusi”,Prishtinë,10 qershor,2005)                               

1.Profesor,po fillojmë nga tema shumë e përfolur në Kosovë,decentralizimi.Mund ta shpjegoni se çka realisht do të duhej kuptuar me decentralizim? Stavileci:

Decentralizimi,në kuptimin më të përgjithshëm,do të thotë “dobësimin e ndikimit të qendrës në pjesët e saj”.Si nocion dhe si koncept “kruqëzohet”me qeverisjen territoriale.Në fakt,qeverisja territoriale paraqet një proces shumë të përbërë,i cili shprehet nga më shumë funksione që ushtrohen mbi bazë të dy parimeve:centralizimit dhe decentralizimit.Decentralizimi korrespondon me qeverisjen vendore dhe është segment përbërës dhe i rëndësishëm i saj.Qeverisja vendore shihet si “degëzim i veprimit”të qeverisjes qendrore,me synim “kryerjen e efektshme të shërbimeve publike aty ku ato janë të nevojshme”.

2.Pilot-projektet e paraqitura ga Qeveria për decentralizimin,janë në favor apo në disfavor të Kosovës dhe të qytetarëve të saj? 
Stavileci:Eshtë “menduar”që të jenë “në të mirë”,me asyetimin se nëpërmjet tyre do “të bëhej integrimi i pakicave në institucione”.Mirëpo,kërcënon rreziku që,po qe se “pilot-komunat” do “të mvisheshin me petkun etnik”të shpiejnë kah dezintegrimi dhe “krijimi i hapësirës”për ndarje dhe nëndarje të reja të Kosovës.  

3.A do të duhej implementuar këtë projetk-propozim në këtë gjendje juridiko- politike,çfarë e ka Kosova,dhe a duhet hequr apo shtuar ndonjë element që ky project të jetë më i pranueshëm nga qytetarët dhe forcat politike?
Stavileci:Nëpërmjet të një mendimi tim të bërë publik shumë heret se është statusi politik i Kosovës ai që do të favorizonte decentralizimin dhe jo decentralizimi ai që “do të favorizonte statusin politik të Kosovës”sikur përmblidhet përgjigjja ime në pyetjen tuaj.Decentralizimi si proces as “nuk fillon”dhe as “nuk mbyllet”me projekte për “pilot komuna”pa një strategji dhe pa një plan në të cilin do të mund të zbatoheshin ato projekte.Kështu,më duket,të shprehem në mënyrë figurative,sikur “ vendoset karroca para kalit”.Janë të nevojshme studime empirike në kërkim të modelit të decentralizimit shoqërisht të pranueshëm;politikisht të përshtatshëm;profesionalisht rracional;organizativisht funksional dhe,para së gjithash,etnikisht i hapur.Modelin e decentralizimit duhet ta sugjerojnë qytetarët,të cilëve u referohet.Në fakt, decentralizimi bëhet me qëllim të  “vendosjes së komunikimit më të drejtëpërdrejt midis pushtetit dhe qytetarëve”.Nuk korrespondon me logjikën konstitucionale – juridike që “të bartet pushteti”,i cili ende nuk është përkufizuar si “pushtet qendror”.Më në fund,si mund të “depushtetëzohet”Kosova përpara se “të pushtetëzohet”? Paraprakisht,Kosova do të duhej të përballonte kufizimet nëpër të cilat po kalon qeverisja e saj.  


4.Ambasadori norvegjez Kai Aide është emëruar nga KS i OKB-së që të bëjë vlerësimin gjithëpërfshirës të standardeve.Cfarë mund të presin kosovarët nga puna e ambasadorit Aide?
Stavileci: Nuk “mund të presin më shumë”se ç’është “mandati i tij”.Nuk duhet të krijohet përshtypja se “vlerësimet”e tij do të dalin “jashtë kornizave”të vlerësimit të përgjithshëm të qendrave me ndikim.Duke qenë njohës i mirë i rrethanave në Kosovë,pritet që të jetë një “transmetues objektiv”i tyre,por shumë “do të varet”se në “ç’veshë”do “të barten” vëzhgimet dhe porositë e tij,në ata “që kuptojnë”apo në ata “që shtiren se nuk kuptojnë”.  


5.Nisur nga realiteti kosovar,mendoni se është bërë mjaft që ky raport të përmbajë vlerësim pozitiv?  
Stavileci:E para,vlerësimi do të jetë kryekput  politik.E dyta,duke qenë “vlerësim politik”,ai  mund të jetë “i sugjeruar” dhe aty qëndrojnë “rezervat e mia” se,po qe se ende “nuk ka projekt serioz”dhe gatishmëri të plotë “për ta zgjidhur problemin e Kosovës”,gjendja do të mund të vlerësohet  “në atë dritë” dhe mbi atë të nxirren përfundimet që,në mos asgjë tjetër,mund të ndodh që të shtyejnë “për kohë më të mira”vlerësimin e përgjithshëm,megjithë “angazhimet e bashkësisë ndërkombëtare”,veçanërisht të “politikës amerikane”për “të nxituar”me Kosovën dhe statusin e saj. 

6.A mund të ndikojnë negativisht në këtë vlerësim të standardeve,mosmarrëveshjet brenda klasës politike dhe si i vlerësoni ju   rrjedhat politike që po na përcjellin?
Stavileci:Natyrisht se ato “mund t’i sherbejnë”bashkësisë ndërkombëtare për “të arsyetuar”ngathtësitë”e saj.Rrjedhat politike “nuk mund të jenë më të mira se gjendja që “mbetëron në Kosovë”.Ka një “ndërkushtëzim midis rrjedhave politike dhe gjendjes”,sa që një herë mund të shpreheni se gjendja e përgjithshme ka  “prodhuar” rrjedha të tilla politike,e  herën  tjetër se “rrjedhat politike”kanë bërë që të jetë një gjendje çfarë është.

7.Për t’i ulur tensioned dhe minimizuar mosmarrëveshjet në Kosovë,PSSP-ja,Soren Jeseen Petersen inicoi idenë për një Forum Politik.Si e shikoni ju këtë iniciativë dhe a mund të presim ndonjë rezultat konkret që do t’i ndihmonte proceset për të ardhmen e Kosovës?
Stavileci: Ideja e Forumit nuk më ka ngazëllyer,sepse liderët e kishin këtë mundësi që “të takoheshin”edhe pa themeluar një organizëm, i cili sado joformal që të jetë,në vend se “të inkuarojë dhe aktivizojë”,mund të dekurajojë dhe pasivizojë institucionet.Kosova i bën hapat e para në demokraci dhe “kërcënon rreziku”që të “bëjë gabim”në hapa.Përveç kësaj,me “ndërtimin e qendrimeve”në grupe,Kosova nuk ka përvojë të mirë të së kaluarës.Kur nuk nxirren mësimet nga e kaluara,mund të përsëriten gabimet.   


8.Vlerësimi pozitiv për standardet hap një proces të ri për statusin e Kosovës.Jeni optimist që procesi i definimit të statusit të Kosovës do të fillojë gjatë kësaj vjeshte apo pranverën e hershme të vitit 2006?
Stavileci:Nuk u takoj atyre që mendojnë se “do të ketë zgjidhje të shpejtë”dhe “përgjigje të plotë dhe të fundit”në lidhje me të ardhmen e Kosovës.Megjithatë,ky dhe viti i ardhshëm “mund të sqarojnë”disa  nga “të panjohurat”.Së pari, e ndiej të nevojshme të shprehem se “përkufizimi i statusit”nuk do të ndodhë po  qe se rekomandohet një “zgjidhje kaluese”.Së dyti,çfarëdo “zgjidhjeje”që do të rekomandohet “nuk do të jetë zgjidhje përfundimtare”për Kosovën.Se sa do të zgjasë “procesi”do të varet nga mënyra se si “do të zhvillohet ai”.Nuk ka dyshim se një konferencë ndërkombëtare do të mund të tregohej më efektive se një “dizajnim negociatash”të pafund,edhe pse mund të ndodhë që të ketë “një zgjidhje të tretë”,me një “vendim të njëanshëm”të ndonjë subjekti me ndikim ndërkombëtar.Sidoqoftë,nuk do të dëshiroja të ndodhte “suspendimi i të drejtës për vetëvendosje”. 


9.A është e përgaditur klasa politike në Kosovë ëpër t’u ballafaquar më procesin e definimit të statusit të Kosovës? 
Stavileci: ”Përkufizimi i statusit”nuk është “biznes privat”i klasës politike,por përpjekje dhe përgjegjësi e saj për të mobilizuar të gjitha forcat për ta jetësuar vullnetin e popullit.Përgjegjësia është shumë më e madhe se që “e mendojnë”forcat tona politike,prandaj edhe syçeltësia “për t’u ballafaquar” edhe me ndonjë “kurth të mundshëm”duhen të jenë shumë më të mëdha se që “janë”në të vërtetë. Përgjithësisht,prej klasës politike kërkohet më shumë guxim intelektual,maturi politike dhe shkathtësi diplomatike.   


10.Deklaratat se klasa politike kosovare nuk ka një strategji të unifikuar për definimin e statusit po dëshmohen si të “vërteta”.Sa do t’i kushtojë kjo të ardhmes së Kosovës? 
Stavileci:Strategjitë na kanë munguar përherë dhe për këtë arsye sikur ende nuk jemi “ndërtuar”si komb politik.Strategjitë na mungojnë edhe sot dhe kjo  flet se vërtetë nuk kemi mësuar shumë nga e kaluara jonë e hidhur.Prandaj,po rritemi si popull dhe “po rrudhemi si komb”. 


11.Cdo ditë e më shumë po kërkohet nga Prishtina dhe Beogradi që të fillojnë edhe dialogun për çështje politike.A duhet dhe për cilat çështje duhet të bisedohet me Beogradin? 
Stavileci:Ekziston ”një katalog i tërë çështjesh”që kanë ngelë “të hapura”prej luftës.Të gjitha ato “mund të diskutohen”midis Beogradit dhe Prishtinës,por në asnjë mënyrë nuk duhet të negociohet për statusin e ardhshëm politik të Kosovës. 


12.Në përpjekje për të gjetur një formulë për të ardhmen e statusit të Kosovës janë dhënë propozime dhe opcione të ndryshme.Nga ana e bashkësisë ndërkombëtare është deklaruar se:”nuk ka kthim në vitin 1999;se nuk ka ndarje të Kosovës dhe se nuk ka bashkim të Kosovës  më ndonjë shtet fqinjë”.Ju i keni kritikuar këto deklarime.Pse? 
Stavileci:Eshtë e vërtetë se kam mbajtur një qëndrim kritik ndaj atyre propozimeve dhe me këtë rast,do të përpiqem të arsyetojë atë qëndrim timin.Bashkimi Evropian sugjeron “statusin evropian”për Kosovën.Në këtë kuadër theksohet ideja e “protektoratit evropian”.Vendosja e një “protektorati evropian” kërcënon me rrezikun e vendosjes së një “administrimi të ri”të “tipit kolonial”. Një administrim i tillë nuk ka dyshim se do të krijonte “një mentalitet të ri vartësie”të Kosovës.Ndër opcione të tjera për Kosovën,përmendet pavarësia pa sovranitet.Se ç’do të thotë pavarësia pa sovranitet do të kuptohet drejtë,passi të jetë zbërthyer nocioni i sovranitetit,si “kërkesë për të qenë autoritet i fundmë politik që nuk i nënshtrohet asnjë pushteti më të lartë përsa i përket marrjes dhe zbatimit të vendimeve politike”.Në fakt,sovraniteti kupton “kërkesën e shtetit për vetëqeverisje të plotë”.Së këndejmi,kur një vend fiton sovranitetin shtetëror,kjo prodhon pasoja juridike e politike edhe “në planin ndërkombëtar”,meqë “shtrohet njohja e shtetit sovran”nga ana e shteteve tjera.Komisioni Ndërkombëtar për Ballkanin sugjeron “pavarësimin në faza”.Fazat e pavarësimit të Kosovës “parashihen të jenë si pjesë integrale e një procesi të përbashkët që Ballkani Perëndimor do të kalojë drejt integrimit në Bashkimin Evropian”.Po të ndodhte kjo,çështja e Kosovës dhe e fatit të saj do të vendosej “nën mantelin e Ballkanit Perëndimor”.Në të gjitha variantet nuk do të zgjidhej tërësisht çështja e territorit të Kosovës.Kosova do të trajtohej si “entitet i pavarur”,por jo edhe si “shtet i pavarur”.Cështja e territorit do të mbetej e hapur.Kjo është mangësia kryesore e “propozimeve”për Kosovën,të cilat shtrihen “prej vetadministrimit deri te pavarësia”,një hapësirë bukur e gjerë,brendapërbrenda së cilës mund të vendosen “një varg kushtëzimesh”.  


13.Qëndrimi i Prishtinës është”pavarësi e plotë”,ndërsa ai i Beogradit “më pak nga pavarësia,më shumë nga autonomia”.Po të ulen për të biseduar mes vete,prisni ndryshim apo luhatje nga qëndrimet e tanishme dhe cila do të duhej të ishte forma për zgjidhjen e statusit të Kosovës?Stavileci:Edhe po qe se “do të detyroheshin të ulën”në tryezën e bisedimeve,nuk shoh as më të voglën mundësi që palët “të luhasin”qëndrimet.  Koncepti serb është i njohur dhe ai konsiston në përkujdesjen për territoret serbe”,e jo për popullatën serbe në Kosovë.Në fakt,tek serbet “ekziston ambicia për krijimin e territoreve kontinuele serbe në Kosovë”,të cilat,sipas tyre,”do të trajtoheshin si vazhdimësi territoriale e Serbisë”.Këtu i ka rrënjet kërkesa për decentralizimin,të cilin parim e shohin si “pikë referuese e vendosjes së pushtetit të Beogradit”,përkatësisht e “lidhshmërisë vertikale institucionale midis serbëve të Kosovës,pushtetit të tyre lokal dhe pushtetit në Serbi”.Për shqiptarët e Kosovës, pavarësia paraqet të vetmen zgjidhje dhe ata këtë e mbështesin në realitetin kombëtar-demografik të popullit dhe individualitetin historik,gjeografik,struktural-kombëtar dhe politik,po sikurse edhe në vullnetin politik të popullit.Konsiderojnë se Serbia “nuk ka asnjë argument”për “t’iu kundërvënë”pavarësisë së Kosovës e cila si zgjidhje “e balancuar për kohën”do të stabilizonte rajonin.  


14.Ku është pengesa që elita intelektuale nuk është e përfshirë në proceset që kalon Kosova dhe pse nuk po angazhohet për t’u ndihmuar liderëve politikë në hartimin e një strategjie të vetme për të ardhmen në Kosovë? 
Stavileci:Problemet janë të dyanshme.Nuk ka as angazhim të politikës për “t’i bërë”aktivë në “jetën publike”dhe as angazhim të intelektualëve për “t ‘iu afruar”politikës.Ka një problem me “intelektualët pa parti”(Nuk e përdori “të pavarur”,sepse ata,në fakt,janë “më të varurit”nga politika).Mendoj se “të dyja anët”duhen të jenë “më të hapur”për bashkëpunim.C’është e vërteta,Kosova po kalon nëpër një periudhë shumë të rëndësishme të historisë më të re të saj në të cilën “më shumë se pjesëtimi i duhet shumëzimi”.Kosova ka shumë detyra për të kryer,për të cilat as nuk ka përcaktuar përparësitë,as bartësitë dhe as afatet për përmbushjen e tyre. 


15.Ju jeni kritik i misionit të UNMIK-ut.Cfarë duhet të ndryshohet dhe pse jeni larguar nga kjo administratë,pasi që në ditët e para keni punuar në të? 
Stavileci: Eshtë e vërtetë se kam mbajtur një qëndrim të tillë ndaj UNMIK-ut,sikur që është e vërtetë se “i kam lëshuar rradhët e bashkëpunimit”në të.Për mua qasja e vendosjes së mbikëqyrjes ndërkombëtare në Kosovë ishte e gabueshme, sepse kryekput bazohej në “logjikën e multietnisë”,pa përfillur realitetet demografike dhe etnike të Kosovës,as në të kaluarën dhe as në të tashmen e saj.Logjika e “multietnisë”në vend se “të vendosë”parime të barazisë”,ajo ka “prodhuar” pabarazi,si për shembull në Kuvendin e Kosovës,ku janë “rezervuar ulëset për serbët”në shpërputhje me shifrat.Në këtë mënyrë,serbet janë “ushqyer me shpresë”se pa ta “asgjë nuk mund të ndodhë në Kosovës”,siç edhe,në fakt,po ndodh.UNMIK-u nuk “ia doli”që “të vendosë nën kontroll”gjithë territorin e Kosovës dhe,në këtë mënyrë,krijoi hapësirë për veprimin e organeve paralele.Mbi këtë bazë,serbet “përforcuan pushtetin e Beogradit”në veri të Kosovës dhe “krijuan parakushtet”për ndarje faktike të saj.Më në fund,me një “varg masash”UNMIK-u ka penguar “zhvillimet në Kosovë”,si ato ekonomike,ashtu dhe politike.Nuk ka dyshim se UNMIK-ut  “në politikat e tij”i ka ndihmuar,në masë të madhe,edhe ngathtësia e institucioneve vendore që nuk kanë aritur të shpiejnë përpara proceset zhvillimore. Kundërvënia e tyre,me përjashtime,nuk ishte as e mjaftueshme,as efektive.Në lidhje me angazhimin tim në Këshillin e Përbashkët Legjislativ të UNMIK-ut mund të shprehem se është shkëputur në momentin kur kam kuptuar pamundësitë e ndikimit real në rregulloret e UNMIK-ut dhe dorëheqja ime është arsyetuar,ndër të tjera,edhe me atë se “nuk dëshiroj të sherbej vetëm si dekor”në administratën shumë të burokratizuar të UNMIK-ut,e cila edhe ashtu,nuk admironte shumë “ekspertët që flasin”,siç nuk admiron edhe sot.UNMIK-u duhet të ndryshojë:së pari,misionin e tij dhe prej vendimmarësit duhet të kalojë në një këshilltar,dhe,së dyti,duhet të luftojë burokratizmin brendapërbrenda tij(Po flas për kohën sa do të qëndrojë në Kosovë).


16.Pse jeni larguar nga proceset vendimmarërse në Kosovë,a duhet të ndryshojë politika kosovare dhe çka duhet bërë që të dilet nga kjo gjendje që po vazhdon sot? 
Stavileci: Keni vendosur tri pyetje në “një të vetme”.E para,”Nuk jam larguar nga proceset vendimmarërse”,sepse,në fakt, “nuk kam qenë i përfshirë në to”.E dyta,”politika kosovare”përpara se “të ndryshohet”duhet “të bëhet”.E treta,Kosovës i duhet një qeverisje “më efektive”,një kuvend “më prodhues”;një qeveri “më e lëvizshme”, një gjyqësi “më e pavarur”dhe një administratë “më e pranueshme”.Natyrisht se për “të ndodhur ndryshime”në proceset e qeverisjes së institucioneve vendëse kërkohet një bartje e plotë e autorizimeve dhe përgjegjësive në to.  



17.A keni pasur ndonjë ofertë nga partitë politike në Kosovë që të jeni anëtar i ndonjërës,dhe nëse po,nga cila dhe pse nuk keni pranuar? Stavileci:Po,kam pasur,madje nga disa prej tyre.Nuk kam pranuar,sepse tek ne sikur ende nuk ka “kuptim të drejtë”të jetës plupartiake.Nëse bëheni anëtar i një partie,sikur “nuk ekzistoni për pjesën tjetër të shoqërisë”.Tek ne sikur bëhet “luftë për pushtet”i cili “i takon dikujt tjetër”.Duhet të bashkohemi në përpjekjet që të krijojmë një Kosovë me emër e me  mbiemër;me popull dhe territor, me shtet dhe me parti politike, me pushtet.