Gjendja e përgjithshme në Shqipëri nuk le indiferentë asnjë shqiptar.Ta duash Shqipërinë është gjëja më elementare që kërkohet prej një shqiptari.Por,në shembullin e Shqipërisë,u vërtetua se nuk mjafton të jesh shqiptar që ta duash Shqipërinë. Për mungesë të atdhedashurisë,prej kohësh jo vetem që u përdhos sovraniteti i  Shqipërisë, por edhe të qenët e shtetit dhe të kombit shqiptar. Përgjegjësia për këtë bie,në rradhë të parë,mbi supat e udhëheqjes së saj.

 

Udhëheqja shqiptare nuk ka marrë mbi vete përgjegjësinë se kah po vete Shqipëria dhe populli i saj.Jam me përshtypjen se udhëheqja shqiptare nuk e ka kuptuar peshën e problemit që e rëndon sot kombin dhe popullin shqiptar,kudo që ai shtrihet “i bërë pikë e pesë”.Prandaj,pyetja qendrore që po shtroj në këtë shkrim,në vitin e zgjedhjeve në Shqipëri është se : ÇFARE SHQIPERIE DUAN SHQIPTARET?
Paraprakisht, tri pyetje kërkojnë përgjigje:
E para,cilët janë shkaktarët themelorë të gjendjes së tashme në Shqipëri,me të cilën pothuajse të gjithë shqiptarët janë të pakënaqur?                               
E dyta,çfarë duhet të ndodhë që ajo gjendje të ndryshojë në më të mirë?                               
E treta,cila do të jetë e nesërmja shqiptare?
Shkaktarin e parë të gjendjes së tashme në Shqipëri e shoh në mungesën e funksionimit të shtetit në kuptimin juridik të tij,ku ligjshmëria do të duhej të paraqiste conditio sine qua non të shtetit ligjor.Për mungesë të veprimit të shtetit juridik,në Shqipëri sot nuk ka,në kuptimin e mirëfilltë:as barazi të të gjithëve para ligjit;as nënshtrim të organeve shtetërore para drejtësisë;as gjyqësi të pavarur;as procedurë të paanshme;as mjete efikase për mbrojtjen e shtetasve;as kontroll dhe përgjegjësi të mjaftueshme të  të administratës publike për punë të paligjshme që,në fakt,të gjitha bashkërisht,përbëjnë komponentët themelore të parimit të ligjshmërisë,një parimi të pashmangshëm në të gjitha shtetet ku sundon e drejta dhe drejtësia.
Shkaktarin e dytë të gjendjes së tashme në Shqipëri e shoh në mungesën e ndërgjegjësimit për ta ruajtur palcën kurrizore të kombit dhe të popullit.Në vrapim për pasurim të secilit dhe në secilën mënyrë,tregëtohet me kombin dhe me popullin.  Kombi dhe populli nuk janë mallë “që shiten në treg”.Mbetet për t’u bërë shumë për ndryshimin e gjendjes,edhe më shumë për përmirësimin e saj.Në Shqipëri duhet të ndodhin rendi demokratik dhe shteti juridik.Ky është çelësi i daljes së Shqipërisë nga gjendja në të cilën ndodhet ajo sot.Rendi juridik dhe shteti juridik mund të vendosen vetem si raport ndërmjet dy kategorive që plotësohen njëra me tjetrën dhe secila për vete,po qe se njëkohësisht ekzistojnë.Eshtë e qartë se shteti pa pushtet nuk mund të ekzistojë,por është edhe më e qartë se “ushtrimi i pushtetit nëpërmjet partisë”,e jo nëpërmjet shtetit,është në kundërshtim me çfarëdo parimi të rendit juridik dhe të shtetit juridik.Në Shqipëri gjithnjë e më shumë po bëhet e kuptueshme se pa rendin demokratik dhe pa shtetin juridik nuk mund të ndodhin ndryshime që Shqipërisë do t’i siguronin një të ardhme të mirë.
Përgjithësisht është kjo kohë kur në Shqipëri ndihet nevojë për një rirreshtim forcash në rrafshin kombëtar.Forcat politike mund të dëshmohen dhe do të dëshmohen vetem atëherë po qe se filozofinë politike “partia para së gjithash”do ta zëvëndësojnë me interesin kombëtar “shteti mbi të gjitha”.Interesat kombëtare nuk ndahen dhe nuk parcializohen.Ndarja dhe parcializimi i tyre historikisht i kanë sjellë dëm kombit dhe popullit shqiptar.
Ajo që nuk do të dëshiroja të ndodhte me kombin dhe popullin shqiptar është që të mos i përsërisë gabimet e së kaluarës. Secili shqiptar, pavarësisht se ku jeton dhe vepron dhe i cili ‘ia do të mirën Shqipërisë”,duhet të marrë përsipër pjesën e vet të detyrës për t’i ndihmuar konsolidimit të gjendjes në Shqipëri. Natyrisht se kjo detyrë “nuk është e njëjtë”për të gjithë.Thuhet se “anija e madhe kërkon ujra të thella”,po sikurse  problemet e mëdha që kërkojnë “ndërmarrje të mëdha”.Eshtë vështirë “të bëhen gjëra të mëdha”pa gatishmëri të mëdha.
Shqipëria ndien nevojën për ndryshime të mëdha në qeverisjen e vëndit dhe për këtë kërkohet “gatishmëri e të gjithëve”.Ndryshe nuk mund të përballohen as mungesa e shtetit juridik;as varfëria e rritur;as monopolet politike dhe as korrupsioni dhe dukuritë tjera negative që kanë marrë përmasa marramendëse.
Sesa janë të rëndësishme ndryshimet në Shqipëri nuk flet vetem fokusimi mbi Shqipërinë i vetë shqiptarëve,por edhe i ndërkombëtarëve.Fokusimi mbi Shqipërinë i të dytëve është për shkak të shumë dukurive negative që kanë shtrirje gjithnjë e më të gjërë në Shqipëri.
Zgjedhjet në Shqipëri shihen si “një shans”për “të përballuar gjendjen”.Ato shihen edhe si “vendimtare”për të ardhmen e vendit.Natyrisht se ato duhet të jenë “domosdoshmërisht të lira dhe të ndershme”në mënyrë që “të krijojnë legjitimitet”për qeverisjen që do të drejtojë vëndin nga 2005-2009.
Ndryshimet në Shqipëri shihen edhe si “një shans tjetër”për shqiptarët që padrejtësisht kanë ngelur jashtë kufijve administrativë të saj.Ata qysh moti jetojnë me bindje se pa qenë mirë në Shqipëri nuk do të ketë përmirësime të ndieshme të pozitës së tyre.Në fakt,Shqipërisë i takon “të dëshmohet”si faktori me më ndikim për pozitën e shqiptarëve në Ballkan.Prandaj,asaj i takon që të angazhohet fuqishëm  jo vetem për ta vështruar,por edhe për ta shtruar çështjen shqiptare si një çështje.Një gjë dihet:pa e bërë këtë Shqipëria,nuk e bën askush tjetër.Këtu edhe qëndron arsyeja përse shqiptarët ndiejnë nevojën për një Shqipëri më të ndërtuar demokratikisht;më të ngritur politikisht dhe më të pranueshme kombëtarisht.Ajo është Shqipëria që e duan sot shqiptarët.Por,edhe ata duan të bëjnë më shumë për Shqipërinë,sepse vërtetë nuk mjafton vetem të jesh shqiptar që ta duash Shqipërinë. 
Në një mendim të Uinston Curçillit thuhet:”Nuk ka vlerë të thoni’ne po bëjmë më të mirën që mundemi’.Suksesi arrihet duke bërë atë që është e nevojshme”. Rrjedhimisht,pyetja që mund të na shtrohet neve shqiptarëve është se a po bëjmë atë që është e nevojshme për çështjen shqiptare përgjithësisht dhe për Shqipërinë “e cunguar kombëtarisht”veçanërisht? Kushtet dhe rrethanat politike nga të cilat varet zgjidhja e çështjes shqiptare ende janë me shumë të panjohuraPasqyra nga një pjesë e atyre kushteve dhe rrethanave e vështirëson pamjen e qartë të ardhmërisë politike të Ballkanit.Ama,një gjë është e pakontestueshme:zgjidhja parimore e çështjes shqiptare me kritere objektive etnike dhe demografike heret a vonë do të përbëjnë boshtin qendror të ”ndonjë projekti të madh mbi stabilitetin afatgjatë në Ballkan”.”Bërja e Shqipërisë”një shtet demokratik dhe juridik është “një stacion i rëndësishëm”në këtë rrugëtim,sado i mundimshëm dhe sado i gjatë qoftë ai.