Sado që është “ende herët” për të gjykuar drejtë,jam me përshtypjen sikur në Shqipëri “erë e historisë ka ndryshuar drejtim”dhe fryn drejt demokracisë. Eshtë histori më vete të shkruash historinë me duart tua.
Këshilla e parë që duhet të mbajnë para vetes fituesit e votës së popullit është:

demokracia është një gjë,ndërsa shkalla e të qenët demokratike ose e demokratizimit të shoqërisë është një gjë tjetër.Ata duhet të luftojnë për të dytën.Kjo do të duhej të ishte detyrë e parë e tyre.Ka një fjali shumë të urtë në të cilën thuhet se “Të mundësh kundërshtarin nuk do të thotë ende t’i zësh vëndin”.Po qe se ata që fituan zgjedhjet në Shqipëri mundën kundërshtarët,do të duhej që jo vetëm “t’ju zëjnë karrigat”,por të zotërojnë problemin.E vetmja mënyrë “për t’i zgjidhur problemet” është t’i njohësh,të dish cilat janë.Ata që fituan zgjedhjet duhet të kenë parasysh se zgjedhjet “nuk vendosin për problemet”,po vendosin se “kush do të vendosë për to”.


Megjithë një numër nga “klasa e vjetër politike”që fituan në zgjedhje,Shqipëria duhet “të formësojë”një klasë të re politike.Qysh një shekull më parë, sociologu i madh gjerman, Maks Veber, i ndante politikanët në dy kategori.E para ishte kategoria e politikanëve që “hynin në politikë”për t’i dhënë asaj idetë,konceptet,alternativat,ndërsa e dyta ishte kategoria e politikanëve që “hynin në politikë”për “të vetmin qëllim”për të marrë prej saj favoret dhe statusin social.Në Shqipëri deri dje ka mbizotëruar kategoria e dytë,ajo që kishte perceptuar politikën si një mundësi për të arritur tek fuqia ekonomike që,rëndomi,i mungonte  “përmes fuqisë politike.Prandaj,koncepti i saj për politikën “u shndërrua”në një koncept për politikën si “biznes privat”.Ndoshta pikërisht këtu duhet kërkuar faktin se për ç’arsye në Shqipëri ndodhi “ndryshim mendjesh” tek “te qeverisurit”.Themeli i vertetë i çdo qeverie është “opinioni i të qeverisurve”.Më në fund,me të drejtë thuhet se “ngrehina e demokracisë mbështetet mbi opinionin publik”. Kështu,atyre që kanë fituar në zgjedhje u rekomandoj që zgjedhjet t’i kuptojnë vetëm si një mjet “për të arritur te qeveria e opinionit”.Ata duhet të aftësohen për të barë këtë në mënyrën më të mirë.                                 
Prej sot “politikanët e rinj”,por edhe ata të vjetër,duhet të ndryshojnë fjalorin e komunikimit me popullinPremtimet e tyre duhet të sillen brendapërbrenda mundësive të realizimit. Mundësia dhe realiteti dallojnë.Mundësia është një tendëncë e caktuar.Realiteti është diç tjetër:është mundësia e realizuar.Nuk ka një  të keqe nëse një mundësi nuk reralizohet,por ka shumë të keqe kur bartësitë e mundësisë nuk janë angazhuar për realizimin e saj.Ndryshe,kërcënon rreziku i keqpërdorimit të fjalës që,në të vërtetë,”të krijon mundëinë të mashtrosh”,të mundëson që,në momentin e duhur,t’i shpallësh si të mundshme të pamundshmet,të pakuptimtat si të kuptimta.Qeveritë më të mira janë ato që “nuk flasin shumë”,po që “bëjnë shumë”.Shqipëria kishte një qeveri që fliste.Ajo sot ndien nevojën për një Shqipëri “që punon për së mbari”.  Ata që “morrën pushtetin”duhet të kuptojnë se pushteti i tyre,megjithate,është i kufizuar. Populli është ai që duhet të pengojë “çdo lloj pushteti të pakufizuar”.
Një katërkëndësh duhet “ndërtua”në Shqipëri,një katërkëndësh në të cilin,në çdo kënd të tij vendosen koha,shteti,populli dhe qeveria,sepse sipas një aforizmi të vjetër koha është,në fakt,shprehur në mënyrë figurative,deti,shteti është anija,populli është era,ndërsa qeveria është vela.
Në Shqipëri populli sikur kuptoi se ai “ishte përgjegjës”që kishte shoqëri çfarë kishte dhe jo shoqëri çfarë duhej të kishte.Kjo thënie buron nga një e vërtetë e madhe se shoqëria nuk është përgjegjëse që ne jemi çfarë jemi,por se ne jemi përgjegjës që kemi shoqëri çfarë kemi.
Ajo që do të mund t’i sugjeroja atyre që fituan “votat e popullit”në Shqipëri është që të bëjnë përpjekje të vazhdueshme “të luftojnë kundër të vjetrës”,që “të shkëputën”plotësisht nga ajo.Dështimi më i madh i tyre do të mund të ndodhte po qe se do të përpiqeshin që “në emër të së resë”,të “regresojnë të vjetrën”.Eshtë thënë në lidhje me Kosovën,e unë po i adresoi edhe Shqipërisë se zhvillimet në të nuk duhet të vendosen “në kallëpe të thjeshta e të përdorura politike”.Një analist  yni me të drejtë ka kërkuar që strumbullari i politikës shqiptare të qërohet nga “nyjet e lëkurat e panevojshme që janë ruajtur për shumë kohë”.
Ata që fituan “votat e popullit”në Shqipëri duhet të angazhohen për një shoqëri ku marrëdhëniet midis qeverisësve dhe të qeverisurve parakuptojnë që shteti “është në shërbim të qytetarëve”dhe jo qytetarët “në shërbim të shtetit”.Në fakt,demokracitë “nuk ia japin askujt të gjithë pushtetin”,por e shpërndajnë atë midis “shumicave e pakicave”.Shpërndarja e pushtetit midis forcave politike krijon konkurrencën e tyre.Demokracia themelohet mbi “konkurrencën e partive”,po sikurse që ekonomia e tregut që “bazohet në konkurrencën e prodhuesve”.
Në Shqipëri sa më shpejt duhet të tejkalohet gjendja e euforisë që “e ka kapluar”.Emocionet duhet të zëvenëdësohen me arsye.Shqipëria duhet të ndërtojë një strategji të veprimit në shumë fusha dhe kjo nuk paraqet një detyrë të lehtë.                                 
Ata që e fituan votën e popullit në Shqipëri duhet të jenë të ndërgjegjësuar për ndërlikueshmërinë e proceseve nëpër të cilat po kalon;për ndërlikueshmërinë e shkaqeve që e sollën Shqipërinë në gjendjen në të cilën u gjend ajo;për ndërlikueshmërinë e masave që duhet të ndërmirren për përballimin e problemeve me të clat ballafaqohet sot Shqipëria,po sikurse edhe për ndërlikueshmërinë e kushteve dhe rrethanave në të cilat do të ndërmirren ato.
Më në fund,ata që fituan votën e popullit në Shqipëri,në asnjë moment nuk duhet “të harrojënë”se Shqipëria ende është kombëtarisht e cunguar;se Kosova ende është me status të papërkufizuar;se Kosova Lindore ende mbahet nga të huajt e sunduar;se shqiptarët në Maqedoni ende kombëtarisht nuk janë emancipuar;se shqiptarët në Mal të Zi ende përfundimisht nuk janë konsoliduar;se Camëria është pothuajse një “brengë e harruar”;se shqiptarët në Turqi gati “janë asimiluar”;se diaspora shqiptare është partiakisht “e shpartalluar”;se politika shqiptare është e paunifikuar dhe se diplomacia shqiptare ende është e pandërtuar.